Në kalanë e Krujës tashmë është ofruar shërbimi i internetit falas (WiFi) për të gjithë vizitorët që s’duan ta ndërpresin lundrimin e tyre. Njoftimin e ka ndarë kryeministri Rama përmes rrjeteve sociale.

Tashmë vizitorët mund të ndajnë në kohë reale bukurinë dhe historinë e këtij objekti, por edhe të aksesojnë në kohë reale çdo informacion që iu nevojitet.

“Mirëmëngjes, dhe me vendosjen e sinjalistikës së WiFi me internet falas për vizitorët në Kalanë e Krujës, ju uroj një javë të mbarë!”, shkruan Rama.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 14:59

    Rama firmos ndryshimin ligjor që ndalon GJKKO të pezullojë ministrat, jeni dakord?