Historiani Pal Trashaj e cilëson të drejtë reagimin e bërë nga persona të paidentifikuar të cilët kanë njollosur me bojë pllakatën e ngurtë dhe kërkon heqjen e këtij mbishkrimi nga kalaja e shqiptarëve.
“Një skandal kombëtar sepse kjo është kala ilire mijëra vjeçare dhe kjo pllakatë është vënë aty ku është vënë stema e Skurajve dhe stema e Arbrit. Çuditërisht me bekimin e qeveritarëve u vu dhe plaka se na paska rikonstruktuar pushtuesi ose një nga kriminelët më të mëdhenj të popullit shqiptar Sulltan Sulejmani. Për mendimin tim jo vetëm që nuk duhej të vihej aty por duhet të zhdukej ose të vendosej në një magazinë por ata që kanë bërë këtë punë e kanë bërë shumë mirë dhe të vazhdojnë ta bëjnë se kjo kala ështe kala Ilirie ,kala shqiptare e mesdhetare dhe jo kala turke apo osmane”, thotë historiani Trashaj.
Reagimi ndaj pllakatës së Sulltan Sulejmanit erdhi vetëm dy ditë pas vendosjes së saj nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare. Qëndrime të ngjashme ka pasur edhe rrjetet sociale.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
