TIRANE- Kërkesa për rivlerësim të figures së Ahmet Zogut dhe deklarata e Pandeli Majkos se Zogu s’ka bërë ndonjë tradhëti, ka shkaktuar reagime të historianëve.

“Ikje të turpshme e tradhëti” e ka cilësuar profesori i historisë dhe eksperti i të drejtës ndërkombëtare, akadamik Arben Puto largimin e ish-mbretit Ahmet Zogu nga Shqipëria, më 7 prill të vitit 1939 që shënoi dhe pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste.

Një deklaratë e tillë e akademikut të njohur shqiptar, e publikuar sot në gazetën “Shqiptarja.com”  ka ardhur menjëherë pasi ish-kryeministri Pandeli Majko, në një intervistë televizive deklaroi se ikja e Zogut nga Shqipëria nuk ishte akt tradhëtie, por një akt juridik i kohës që tregoi para tërë botës së Shqipëria ishte pushtuar nga Italia fashiste.

"Historinë ta bëjnë historianët, jo politikanët" thotë më tej Profesori i shquar duke nënvizuar se ish-mbreti braktisi vendin: "Akti juridik është Asambleja e 12 Prillit 1939 organizuar nga italianët që i dha kurorën Viktor Emanuelit dhe pranoi aktin e pushtimit nga Italia, jo ikja e Zogut."
 
Shkrimin i plotë u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com  Lexo shkrimin e plote

(sg/shqiptarja.com)