Sipas tij, Greqia i ka shpallur luftë Shqipërisë dy herë, njëherë gjatë luftës së dytë botërore dhe njëherë 20 vite vonë kur Shqipëria ishte nën diktaturën komuniste.
STATUSI I Arben Llallës
Grekët dhe shqiptarët dy popuj miq, por që janë në luftë me njeri-tjetrin zyrtarisht. Shkresa e më poshtme tregon qartë që Greqia i ka shpallur Luftë Shqipërisë dy herë, më 1940 dhe 1966.
Përkthimi i Shkresës
Republika e Greqisë
Ministria e Punëve të Jashtme
E3 DIDDY
F. 237/269
NOTË VERBALE
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Greqisë i paraqet mirënjohje Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe duke ju referuar shënimit të Ambasadës Nr. Prot. 131, datë 18.6.1999 ka nderin të informojë Ambasadës e nderuar që Ligjet greke, Nr. 2636/1940 dhe 4506/1966 janë akoma në fuqi.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Greqisë përfiton nga rasti për t’i shprehur Ambasadës së Republikës së Shqipërisë konsideratat më të larta.
Athinë, 28 Qershor 1999
Dërguar Ambasadës së Republikës së Shqipërisë
Athinë (VULA e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë)

d.b/shqiptarja.com








