Historiani serb Mihaljçiç: Serbët
të ardhur, shqiptarët autoktonë
Në tekstet shkollore të nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës shpjegohet qartë se janë të lashtë dhe autoktonë. Ndërsa për serbët thuhet se janë të ardhur. Hartuesi i këtij teksti është një historian serb, Rade Mihaljçiç.
PRESHEVË - Në tekstet shkollore të nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës, ku flitet mbi historinë dhe origjinën e shqiptarëve në Ballkan, shpjegohet qartë se janë të lashtë dhe autoktonë. Ndërsa për serbët thuhet se janë të ardhur. Në fakt, nëse prisni që libri të ketë si autorë një shqiptar gaboheni, pasi hartuesi i këtij teksti është pikërisht një historian serb (Rade Mihaljçiç) dhe libri është shtypur nga Instituti për tekstet në Beograd.
Në tekstin shkollor të historisë së klasës së gjashtë shkruhet: “Shqiptarët janë popull i lashtë dhe autokton në Ballkan, kurse serbët janë të ardhur nga lindja…”Dhe kjo fjali ka bërë nervozë disa historianë dhe media serbe, të cilët librin e autorit serb Mihaljçiç e kanë konsideruar “skandaloz” (“Slandalozno: Srpski udžbenik iz istorije: Albanci su starosedeoci a Srbi došljaci na Balkan!”) dhe ky libër i historisë serbe për klasat e gjashta ka ngjallur reagime dhe polemika të ashpra", shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
Me kalimin e kohës duket se edhe vetë serbët po binden gradualisht me realitetin historik, pavarësisht se disa ende nuk pajtohen me faktin se janë popull i ardhur në Ballkan. Më konkretisht, autori Mihaljçiç ka shkruar se "serbët janë me prejardhje nga vendet e Lindjes".
Për këtë ka reaguar prof. Slobodan Antoniç me një shkrim me titull “Vetëurryesit”, duke akuzuar autorin herë tradhtar e herë mosnjohjes i mirë i historisë. “Autori serb është marrë në këtë tekst shkollor më shumë me politikën ditore se sa me "të vërtetën historike’”. Antoniç, duke kritikuar autorin e njohur serb për tekstet shkollore nënvizon: “Pas leximit të këtij libri, për të cilin unë nuk jam i sigurt, meqë e di mirë historinë mesjetare serbe. E gjithë kjo nuk është e qartë mjaftueshëm për akademik individual serb, siç është rasti me Mihaljin. Kush kujdeset për hartën e Evropës nga viti 814, vit në të cilën ajo është e qartë për shtetin serb në Ballkan, që kufizohet me Armeninë dhe Azerbajxhanin dhe tani nuk mund të kuptojmë këtë deklaratë në tekstin mësimor për klasën e gjashtë”, thotë Antoniç.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4435
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08