Historik / Zgjedhjet për Tiranën,
Erion Veliaj kryebashkiaku i 42-të 

Erion Veliaj ka siguruar fitoren në garën për Bashkinë e Tiranës përballë rivalit të djathtë, Halim Kosova duke u bërë kryebashkiku i 42-të në historinë e kryeqytetit dhe i gjashti pas rënies së komunizmit. Deri tani Veliaj kryeson me 53.6% të votave, ndërsa Kosova ka 39%.

Zgjedhjet 2000 – Fitues Rama me 57%
Në vitin 2000 në garën për Bashkinë e Tiranës ishin përballë Edi Rama dhe Besnik Mustafaj. Në zgjedhjet e tetorit të vitit 2000, ku përherë të parë pati dhe një debat televiziv mes dy kandidatëve, në fund Rama fitoi me 57% të votave duke u zgjedhur për herë të parë si kryebashkiak i kryeqytetit duke zëvendësuar Albert Brojkën.
 
Zgjedhjet 2003 – Fitues Rama me 59%
Kryeministri, Edi Rama në zgjedhjet e 2003, kur garoi për një mandate të dytë si kryetar i Bashkisë Tiranë fitoi përballë Spartak Ngjelës me 58.86% të votave. Pjesëmarrja në votim nga 371 mijë qytetar me të drejtë vote ishte 31%. Nga 114 mijë fletë votimit të vlefshme, Rama fitoi me 67 mijë vota, ndërsa Ngjela mori 43 mijë vota. Sa i takon votave për partitë politike, Partia Socialiste mori rreth 49% të votave duke qenë parti e parë, ndërsa Partia Demokratike 37.5%.
 
Zgjedhjet 2007 – Fitues Rama me 56%

Në zgjedhjet e vitit 2007 për Bashkinë Tiranë, Edi Rama siguroi mandatin e tretë me 55.91% të votave përballë Sokol Olldashit, i cili mori 43.37%. Në numër votash, Rama mori 98 mijë vota, ndërsa kandidati i PD-së 76 mijë nga rreth 175 mijë votues gjithsej. Sa i takon votës për partitë politike, koalicioni i majtë kishte 56%, ndërsa ai i djathtë 43% (PS 37.76%, PD 31.5%, LSI 10.71%).
 
Zgjedhjet 2011 – Fitues Basha me 48%
Të gjithë e kujtojnë rastin e zgjedhjeve të vitit 2011 për Bashkinë Tiranë. Pas shumë “marifeteve ekstra ligjore” fitues u shpall Lulzim Basha me 49.74%, përkundrejt 49.70 të Edi Ramës. Nga 483 mijë zgjedhës me të drejtë vote pjesëmarrja ishte 53% (256 mijë votues). Rezultati për partitë ishte 42% për PS-në, 31% PD dhe 8% LSI.
 
 
Kryebashkiakët e Tiranës
 
Nga vitit 1913, kur u zgjodh për herë të parë një kryetar bashkie në Tiranë, kryebashkiaku më jetë gjatë rezulton Edi Rama me 12 vite në krye të detyrës (2000 – 2011). Më pas vjen Nesip Ibrahimi, i cili ka mbajtur këtë post për 8 vite (1976 – 1983).
 
Zyber Hallulli 1913 – 1914
 
Servet Libohova 1915 – 1916
 
Ismail Ndroqi 1917 – 1922
 
Ali Begeja 1922 – 1923
 
Ali Derhemi 1923 – 1924
 
Xhemal Kondi 1924 – 1925
 
Fuat Toptani 1925 – 1927
 
Izet Dibra 1927 – 1928
 
Rasim Kalakula 1928 – 1930
 
Rexhep Jella 1930 – 1933
 
Abedin Nepravishta 1933 – 1935
 
Qemal Butka 1936 – 1937
 
Abedin Nepravishta 1937 – 1939
 
Qazim Mulleti 1939 – 1940
 
Omer Fortuzi 1940 – 1943
 
Myqerem Fuga 1943 – 1944
 
Halil Meniku 1944 – 1945
 
Llazar Treska 1947 – 1949
 
Ibrahim Sina 1950 – 1951
 
Isuf Keçi 1951 – 1951
 
Sabri Pilkati 1951 – 1952
 
Peço Kagjini 1953 – 1954
 
Sami Gjebero 1954 – 1955
 
Ibrahim Sina 1956 – 1957
 
Sami Gjebero 1957 – 1958
 
Irfan Çelkupa 1958 – 1961
 
Rifat Dedja 1961 – 1962
 
Sabri Pilkati 1962 – 1964
 
Rifat Dedja  1965 – 1966
 
Sabri Pilkati 1970 – 1973
 
Ndue Marashi 1974 – 1975
 
Nesip Ibrahimi 1976 – 1983
 
Jashar Menzelxhiu 1984 – 1985
 
Llambi Gegprifti 1986 – 1987
 
Leandro Zoto 1987 – 1988
 
Llambi Gegprifti 1989 – 1990
 
Tomor Malasi 1991 – 1992
 
Sali Kelmendi 1992 – 1996
 
Albert Brojka 1996 – 2000
 
Edi Rama 2000 – 2011
 
Lulzim Basha 2011 – 2015
 
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti