Pasi iu dorëzua një statujë për aktorin më të mirë në çmimet Oscars, Michael B Jordan mori edhe një shpërblim tjetër të artë, një hamburger me djathë.
Aktori, i cili fitoi për performancën e tij në filmin “Sinners”, ndaloi në zinxhirin e ushqimit të shpejtë In-N-Out Burger pas ceremonisë në Hollywood.
Ende i veshur me kostumin klasik të tapetit të kuq, ylli hëngri me çmimin e tij të vendosur mbi tavolinë dhe buzëqeshi ndërsa nënshkruante kapele letre për stafin.
Jordan është një nga disa yje, përfshirë Hilary Sëank dhe Julia Roberts, që kanë përfunduar natën e Oscars ndër vite me një hamburger.
Ceremonitë e Oscars janë të gjata dhe ai duhet të ketë qenë i uritur, sepse duke parë fotot, Jordan duket se ka porositur një hamburger gjigant.
Megjithatë, nuk ishte aspak një vakt i qetë pasi një turmë e madhe fotografësh dhe fansash që bërtisnin e rrethuan aktorin.
Të famshmit shihen në këtë zinxhir të njohur amerikan të ushqimit të shpejtë, ndoshta pjesërisht për shkak të lidhjes së tij me Oscars – Vanity Fair, që organizon festën tashmë legjendare pas ceremonisë, ka shërbyer hamburgerë në këtë event që nga viti 1994, sipas mediave amerikane.
Komente







