“Two People Exchanging Saliva” ia doli të siguronte një Oscar për kategorinë e filmit të shkurtër më të mirë në aksion të drejtpërdrejtë.
Në këtë film, luan edhe aktorja nga Kosova, Luana Bajrami, emri i së cilës tashmë është ngjitur në skenën më të madhe të botës për kinematografinë.
Bajrami është në rol protagonist dhe quhet Malaise. Ngjarjet zhvillohen në një Paris distopik ku puthjet janë të ndaluara, të paligjshme dhe njerëzit rrethohen nga një absurdizëm i ftohtë.
Filmi, siç u theksua edhe gjatë fjalimit të aktorëve e regjisores në skenë, është realizuar nga një staf kryesisht LGBT dhe gra. Në fjalim, ata përmendën prejardhjet e tyre të ndryshme, ku sigurisht u veçua që Bajrami vjen nga Kosova, ndërsa vetë aktorja s’mundi të ishte e pranishme në ceremoni.
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka shprehur krenarinë për këtë arritje të Bajramit dke shkruar:
“Ky vlerësim nga Akademia nuk është vetëm një triumf personal i Luanës, por një dëshmi e fuqisë dhe talentit të pashtershëm që artistët tanë po tregojnë në skenat më prestigjioze të botës. Ky moment shënon një gur themeli për filmin shqiptar dhe na mbush me shpresë për rrugëtimin tonë të përbashkët drejt majave të artit botëror”, shkruhet në reagimin zyrtar, ndërsa përmbyllet me një urim për aktoren dhe ekipin.
P.J/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
17.1%
-
Jo
75.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.3%
Vota total: 1435
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ceremonia e 98-të e Oscars/ “One Battle After Another” shpallet filmi më i mirë, Michael B. Jordan dhe Jessie Buckley triumfojnë në aktrim (Lista e plotë e çmimeve)
16 Mars, 07:43
-
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këto janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood
15 Mars, 17:05
-
Çmimet Oscar në edicionin e 98-të, surprizat me nominimet
24 Janar, 16:28
-
“Sinners” thyen rekorde në Oscars, grumbullon 16 nominime! Ndiqet nga “One Battle After Another”, publikohet lista e plotë
23 Janar, 11:20
-
Nata e çmimeve ‘Oscar’/ Nga puthja e Halle Berry-t, te batutat me Adam Sandler disa nga momentet më virale
3 Mars 2025, 16:17
-
‘Lavdi Ukrainës’, prezantuesja e Oscars, 'shuplakë' Trumpit gjatë ceremonisë për ndarjen e çmimeve
3 Mars 2025, 12:15
-
Ceremonia e 97 e 'Oscar' në Los Angelos, filmi ‘Anora’ rrëmben 5 çmime, ‘The Brutalist’ 3, ‘Emilia Perez’ fiton 2 trofe
3 Mars 2025, 07:37
-
Çmimet Oscars 2025, mbahen më 2 mars në Los Anxhelos, shpallen nominimet
28 Shkurt 2025, 22:20
-
Angelina Jolie akuzon ish-bashkëshortin Brad Pitt dhe aktoren Jennifer Aniston për komplot
14 Shkurt 2025, 21:30
-
Shpallet data e ceremonisë së ndarjes së çmimeve ‘Oscars 2025’
11 Prill 2024, 16:22
-
Oscars 2023/ Michelle Yeoh shpallet aktorja më e mirë: Ëndrrat bëhen realitet! Bëhet gruaja e parë aziatike që fiton këtë çmim
13 Mars 2023, 07:28
-
Oscars 2023/ Për herë të parë në 62 vjet, tapeti nuk do të jetë i kuq
11 Mars 2023, 21:57