Historike/ Atalanta mposht 3-0 Leverkusenin e Xhakës dhe fiton titullin e parë në Europa League! Gjimshiti ngre trofeun si kapiten, thyhet rekordi i ‘Aspirinave’

Historike/ Atalanta mposht 3-0 Leverkusenin e Xhakës dhe fiton titullin e parë në Europa League! Gjimshiti ngre trofeun si kapiten, thyhet rekordi i ‘Aspirinave’

Heroi i fitores Lookman dhe trajneri Gasperini

DUBLIN - Atalanta mposhti 3-0 Bayer Leverkusenin në finalen e Europa League dhe siguroi trofeun e parë evropian. Për bergamaskët shiritin e kapitenit në këtë duel e mbajti Berat Gjimshiti, që është kapiten i Kombëtares. Veç suksesit dhe trofeut, Atalanta thyen rekordin me 51 ndeshje pa humbje të gjermanëve.

Në ‘Dublin Arena’ ndeshja nisi nën kontrollin e italianëve, teksa goli i parë erdhi pas 12 minutash. Një pasim i Zappacostas u shfrytëzua mirë nga Lookman, që brenda zonës nuk gaboi. Minutat në vijim Berat Gjimshiti u ndëshkua me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

Kur dukej se Leverkuseni kampion i freskët i Bundesligës do reagonte, ishte sërish Lookman që me një të djathtë nga jashtë zone do e dërgonte rezultatin në 2-0 për dopietën personale.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, teksa Xabi Alonso me nisjen e lojës hodhi në fushë Boniface për sulmin. Minutat e pjesës së dytë panë Granit Xhakën me ‘Aspirinat’ të kërkonin golin që do rihapte sfidën, ndërsa italianët mbrojtën mirë.

Pas minutave ‘jo’, Atalanta gjeti forcat për të kontrolluar gjithçka dhe në minutën e 75-të sërish Lookman me një veprim fantastike dhe goditje me të majtën shënoi tripletën personale duke e dërguar rezultatin në 3-0.

Pasi ‘vulosën’ trofeun, djemtë e Gasperinit kontrolluan mirë rezultatin, duke kërkuar edhe ‘pokerin’, teksa bënë që kampionët e Gjermanisë të dukeshin të vegjël.

Mbrëmja e 22 majit do shkruhet me gërma të arta në historinë e Atalantës, që siguron trofeun e parë evropian. Pasi kaluan në fazën me eliminim klube si Sporting, Liverpool dhe Marseille, Atalanta e Gasperinit dhe Gjimshitit thyen edhe Leverkusenin në finale.

Veç këtij trofeu, Atalanta i jep të drejtën Seria A që sezonin e ri Italia të përfaqësohet me gjashtë klube në formatin e ri të Champions League. Më i miri në fushë padyshim Lookman, teksa Gjimshiti ishte i njëjti dhe fitoi në secilin dyluftim.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Goli dhe rekordi i Bajramit s'mjaftojnë, Italia përmbys 2-1 Shqipërinë! Dortmundi vishet kuqezi

Euro 2024/ Goli dhe rekordi i Bajramit s'mjaftojnë, Italia përmbys 2-1 Shqipërinë! Dortmundi vishet kuqezi