Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)

Egnatia është skuadra e dytë në historinë e futbollit shqiptar që fiton tre trofe në një sezon të vetëm. Pasi u shpallën kampion të Superligës në sezonin 2023-24 dhe fituan Kupën e Shqipërisë, e enjtja e 26 dhjetorit 2024 do shkruhet me gërma të arta në qytetin e vogël të Rrogozhinës.

Fitorja 2-0 kundër Kukësit në finalen e luajtur në ‘Arenën Kombëtare’ në Tiranë bëri që rrogozhinasit të jenë kampionët e Superkupës së Shqipërisë për herë të parë në histori.

Serxho Ujka dhe Bakayoko ishin autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga Edlir Tetova. Ndërkohë nga ana tjetër për trajnerin Emiljano Çela kjo ishte ndeshja e fundit në pankinën e Kukësit pasi në ditët në vijim ai do zyrtarizohet te Besa po në Kategorinë e Parë.

Ditë historike për Egnatian sa i takon Superkupës, ndërsa ‘tripletën’ më parë e ka bërë Skënderbeu në vitin 2018 ku me Ilir Dajën në stol fituan tre trofetë e futbollit shqiptar.

Për t’u theksuar se fituesi i këtij trofeu nuk merr asnjë shpërblim nga FSHF-ja që është edhe oragnizatore, ndërsa në stadium këtë të enjte nuk kishte më shumë se 800 tifozë.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë