Eliminimi i Gjermanisë ka bërë jehonë në të gjithë mediat sportive. Të shumta kanë qenë komentet për këtë disfatë të kampionëve të botës, por gjithsesi mediat gjermane janë realistë dhe tregojnë se kombëtarja e tyre nuk meritonte më shumë.
Në titullin e saj, gazeta më prestigjioze gjermane shkruan: “Makth, nuk meritonim më shumë”.
Ndërsa në brendësi të shkrimit sqaron se ky eliminim ishte i pari në historinë e “pancerave” në fazën e grupeve dhe mëse i merituar nga ajo që skuadra shfaqi në fushën e lojës.
Komento