Historike! Kelmendi kampione 
në xhudo,Kosova medalje të artë
Profil/ Kush është Majlinda Kelmendi

Historike! Kelmendi kampione <br />në xhudo,Kosova medalje të artë<br />Profil/ Kush është Majlinda Kelmendi
E jashtëzakonshme! Majlinda Kelmendi shpallet kampione në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Brazil, pasi triumfoi në peshën e saj 52 kg në xhudo duke mundur në finale italianen Odette Giuffrida.
 
Majlinda Kelmendi është futur në histori, pasi bëhet sportistja e parë me origjinë shqiptare që rrëmben një medalje në Lojërat Olimpike dhe për më shumë të artë.
 
Kjo është medalja e parë për shtetin e Kosovës, ndërsa kujtojmë që Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike të Londrës ishte pjesë e ekipit përfaqësues të Shqipërisë.
 
Përsa i përket rrugëtimit deri në finale, xhudistja e njohur nga Kosova ndeshjen e parë e fitoi me Ipon duke mundur zviceranen Evelye Tschopp për 30 sekonda, në çerekfinale mundi xhudisten Christianne Legentil, ndërsa në gjysmëfinale kampionia e botës mposhti kinezen Ma Yingnan.

Finalja ishte mjaft e luftuar mes sportistes nga Kosova dhe italianes Odette Giuffrida, por në fund fitoi eksperienca e kampiones së botës duke ngritur në peshë tifozët shqiptarë që ishin në sallën ku po zhvillohej ndeshja, por edhe miliona të tjerë që po e ndiqnin nga ekrani.
 
Majlinda Kelmendi është ambasadorja më e mirë, pasi flamuri i shtetit të Kosovës u ngrit në majën më të lartë të podiumit në Lojërat Olimpike në Brazil 2016.
 
Pas medaljes urimet kanë qenë të shumta për Kelmendin nga politika në Kosovë, por jo vetëm dhe nga të gjithë shqiptarët në të gjitha trevat, pasi është krenaria e të gjithëve.

I pari që ka reaguar ka qenë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili përmes një statusi ne Facebook shprehet se "Si askush tjetër, Majlinda personifikon historinë e re të sportit dhe suksesit ndërkombëtar të Kosovës.

Ne erdhëm si fitues në Rio dhe po kthehemi sërish fitues në Kosovë. Me këtë fitore, Majlinda shënoi ipon për politikën e jashtme të Kosovës. Urime të gjithëve!"shkruan Presidenti.

Edhe kryeministri i Kosovës, Mustafa e ka pritur me emocione medaljen e parë të artë në histori. "Kosova fitoi sot medaljen e parë olimpike si shtet i pavarur dhe sovran dhe jam i bindur se medaljet do të jenë të pandalshme për sportistët tanë në vitet në vijim".

Fitores së Majlinda Kelmendit i kanë bërë jehonë të madhe edhe mediat ndërkombëtare. Reuters shkruan se Kelmendi bën historinë me medalje e arit për Kosovën. Edhe Eurosport thekson se Majlinda Kelmedi fiton medalje ari në xhudo dhe bëhet medalistja e parë e Kosovës.

kelmendi vs odette
kelmendi kampione olimpike
kelmendi kampione olimpike
kelmendi kampione olimpike
kelmendi kampione olimpike
kelmendi kampione olimpike
kelmendi kampione olimpike
kelmendi medalje ari
kelmendi medalje ari
(Foto: Kelmendi gjatë përballjes me Italianen Giuffrida ku edhe fitoi) 


(Video: Rio 2016 pushtohet nga himni i Kosovës gjatë ceremonis së medaljes për Kelmendin)


(Video: Nga përballja e finales per femra ne xhudo)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk