Historike! Kosova barazon në
 debutim përballë Finlandës

Historike! Kosova barazon në<br /> debutim përballë Finlandës
Historike! Kosova nis historinë në arenën ndërkombëtare me një barazim 1-1 përballë Finlandës në ndeshjen e vlefshme për grupin 'I' për eliminatoret e Kampionatit Botëror të Rusisë.
 
Kosova dominoi tërësisht ndeshjen duke qarkulluar më shumë topin dhe duke rrezikuar portën e finlandezëve, por nuk mundën të shënonin golin e fitores.
 
Fillimisht ishin vendasit që kaluan në avantazh me Paulus Arajuuri, por Valon Berisha barazoi me penallti për Kosovën.
 
Kosova do të përballet me Kroacinë në ndeshjen e radhës.
 
Pas ndeshjes kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani deklaroi se ka qenë ndeshje fantastike.
 
"Jemi shumë të lumtur. Duhet të përmirësohemi më shumë. E dimë ku kemi bërë gabimet dhe duhet t’i përmirësojmë.
 
Kemi të ardhme të ndritur”tha ai.
 
Përgëzimet kanë qenë të shumta për Kosovën për ndeshjen e parë. Presidenti Thaçi, kryeministri Mustafa, por edhe personalitete të tjera të politikës dhe sportit kanë përgëzuar lojtarët për ndeshjen e parë. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron