Historike në MotoGP, skuadra e Vale Rossit merr fitoren e parë! Në Argjentinë dominon Ducati

Historike në MotoGP, skuadra e Vale Rossit merr fitoren e parë! Në Argjentinë dominon Ducati

Marco Bezzecchi pas trofeut

Moto GP zhvilloi Çmimin e Madh të Argjentinës. Në pistën e "Termas de Rio" Marco Bezzecchi shkroi historinë duke i dhënë fitoren e parë skuderisë së "Valentino Rossi 46 Ducati". Legjenda e garave me motora tanimë shënon edhe fitoren si drejtues i skuderisë së tij, me pilotin italian, 24-vjeçarin Bezzecchi që paçka se nuk u nis i pari ia doli të linte pas Johann Zarco dhe Alex Marquez.

Kampioni i botës në fuqi, Francesco Bagnaia u rrëzua në pistën e lagësht të Argjentinës, duke u renditur vetëm në vendin e 16-të. Kjo fitore e dërgon Bezzacchi-n nëntë pikë para Bagnaia-s, duke siguruar 50 pikë pas dy garave, vetëm 41 Bagnaia, që në Argjentinë nuk ia doli të sigurojë podiumin.

Renditja e përgjithshme gjen në vendin e tretë Johann Zarco me 35 pikë dhe Alex Marquez po të Ducati me 33 pikë. Moto GP do zhvillojë garën e radhës për Çmimin e Madh të Spanjës në 30 prill.

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë