E shtuna e 25 korrikut 2020 do të mbetet një datë e shënuar në karrierën e Elseid Hysajt, futbollitstit të Kombëtares që shënoi golin e parë në Seria A pas 9 vitesh si profesionist, 5 të fundit me Napolin.
Futbollisti i klasit 94 realizoi golin e parë në ndeshjen që Napoli fitoi 2-0 kundër Sassuolo-n për javën e 36 të Seria A. Në minutën e tetë mbrojtësi avancoi drejt hyrjes së zonës dhe me një të djathtë e bëri të pakapshme goditjen.
Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe një festë e pazakontë.
Hysaj që prej 2011 është aktivizuar me Empolin, skuadër me të cilën ka zhvilluar mbi 102 ndeshje, ndërsa më pas, falë Sarri-t kaloi te Napoli në 2015, ku sot e kësaj dite luan.
BRAVO HYSAJ..je i madh..
Përgjigju