Skiatorja shqiptare Lara Culturi, vetëm 16 vjeç, ka bërë mrekullinë në Giant Slalomin e Killington, duke u renditur e 17. Në hedhjen e parë Colturi u rendit e 27, duke fituar mundësinë për një tjetër lëshim, pasi u kualifikua në top 30-shen e sportistëve.
Në kufinjtë e të pabesueshmes ishte hedhja e dytë, pasi italiania e natyralizuar në shqiptare, u rendit e katërta, ndërsa në klasifikimin përfundimtar Lara mori vendin e 17. Një rezultat historik për Shqipërinë në një botëror skishë. Asnjëherë më parë një sportiste shqiptare nuk kishte marrë kaq pikë në një Botëror.
Kjo është hera e parë edhe për Larën që renditet kaq lart në Botërorin e skive. Ajo vlerësohet edhe nga specialistët e hauj për talentin e madh në këtë sport, ndërsa si trajnere ka nënën e saj, kampionen Daniela Ceccarelli.
Ndërkohë sot Lara do garojë në një tjetër disiplinë të skive po në pistën e Killington në Amerikë. Shqiptarja e antyralizuar do provojë të bëjë mrekullinë në disiplinën e Slalomit.
Renditja:
VIDEO: