Historike! Portugalia Kampione
e Europës, mundi Francën 1:0  FOTO/ Momenti i dëmtimit dramatik të Ronaldos

Historike! Portugalia Kampione<br />e Europës, mundi Francën 1:0  FOTO/ Momenti i dëmtimit dramatik të Ronaldos
Është Portugalia "Mbretëresha" e Europianit 2016. Edhe pse pa Cristiano Ronaldon në fushën e "Stade de France" të Parisit, portugezët rezultojnë sërish efikasë ndaj Francës vendase dhe gjejnë golin e avantazhit në minutën e 109 të shtesës së dytë të takimit. Sulmuesi portugez, Eder, i futur si zëvendësues në minutën e 79', mposhti portierin francez, Hugo Lloris përmes një gjuajtje të fortë nga jashtë zone. Ky ishte edhe goli vendimtar e njëherazi përcaktues për triumfin historik të portugezëve. Më herët portugezët kishin goditur tranversën me anë të mbrojtësit Raphael Guerreiro. 

Koha e rregullt prej 90 minutash nuk solli fitues, pasi asnjë prej ekipeve nuk e gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen finaliste të Europianit që luhet në "Stade de France" të Parisit. 

Për tu njohur me kampionen e ardhshme të Europianit, do të duhej të luheshin edhe shtesat, dy herë nga 15 minuta. Dhe pikërisht në shtesë ndodh mrekullia. Portugalia shënon 1:0 në minutën e 109' dhe rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund të 120 minutave. 

Franca e Didier Deschamps dështoi të fitonte për herë të tretë Kupën e Europës, edhe pse luante në shtëpinë e saj përpara tifozerisë. Ndërsa për Portugalinë kjo ishte finalja e dytë, pas asaj të humbur në vitin 2004 me Greqinë. 

Në pjesën e parë portugezët u penalizuan nga faktori Ronaldo i cili la fushë e lojës në minutën e 24', pas një dëmtimi të marrë në gju gjatë përplasjes me lojtarin francez, Payet. ​Në vend të Rolandos në fushë u fut sulmuesi Ricardo Quaresma. ​Por gjithsesi në fund portugezët buzëqeshin, pasi fitorja është e tyre edhe pa Ronaldon në fushë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn