Myrto Uzuni dhe Ferencvaroshi realizuan ëndrrën e madhe duke u kualifikuar për në fazën e grupeve të Champions League. Kampionët e Hungarisë e barazuan pa gola ndeshjen e kthimit të fazës play-off të Championsit ndaj Moldes në Budapest dhe falë barazimit 3-3 të ndeshjes së një jave më parë rikthehen në grupet e Champions pas 25 vitesh.
Futbollisit i Kombëtares Uzuni është njëri nga protagonistët e këtij kualifikim historik për Ferencvarosh. Beratasi i afruar në merkaton e verës nga Lokomotiva e Zagrebit shkëlqeu në ndeshjet e Champions ku shënoi dy gola një ndaj Dinamo Zagreb dhe një ndaj Molde. Madje edhe dje Uzuni e tundi rrjetën por goli u anullua për pozicion jashtë loje.
Festa mbrëmë ishte e madhe për Uzunin me shokë me mijera tifozët që ishin mbledhur jashtë stadiumit për të festuar kualifikimin historik. Myrto Uzuni realizon ëndrrën e tij, do luajë në grupet e Champions League dhe këtë e bën si protagonist kryesor në ekipin e Ferencvarosh. Në grupet e Champions janë kualifikuar edhe Dinamo Kiev dhe Olympiacos.
Përgatiti Andi Kapxhiu.