Historiku i Kampionatit Botëror

Historiku i Kampionatit Botëror

Asnjë eveniment sportiv në botë nuk e kap imagjinatën e njerëzve në atë nivel dhe kapacitet sa Kupa e Botës në Futboll.

Që prej tentativës së parë të krijimit të një Kampionati Botëror të Futbollit në Uruguai, në vitin 1930, produkti kryesor i FIFA’s është rritur në mënyrë konstante si në popullaritet ashtu edhe në prestigj.

Viti 1930 ishte viti inaugurues i kampionatit botëror të futbollit. Ai u zhvillua në

Uruguai nga 13 deri më 30 korrik 1930, në kremtimin e festës së kushtetutës, shpallur një shekull më parë. Në këtë event të madh sportiv bënin pjesë 13 skuadra -7 nga Amerika e Jugut, 2 nga Amerika Veriore dhe 4 nga Evropa.Para një auditori prej  93,000 spektatorësh, kampionati i parë i futbollit u fitua nga Uruguai i cili mundi në finale Argjentinën me rezultatin 4-2.

Kupa e Botës e vitit 1934 që u zhvillua në Itali,  ishte i pari edicion që përfshinte një fazë kualifikuese. Në finalen mes  Italisë dhe Çekosllovakisë, ekipi Italian u shpall fitues me rezultatin 2-1, mes mjaft kontestimesh, pasi dyshohej se Benito Musolini kishte ndikuar në përzgjedhjen e arbitrave dhe rezultat.

Në vitin 1938, kompeticioni u zhvillua sërish në Evropë. Ishte Franca që mikpriti këtë turne dhe ishte hera e parë që vendi pritës nuk ishte fitimtari i turneut. Në finale do të ishte sërish Italia fitimtare e kupës së botës , pas fitores 4-2 ndaj Hungarisë.

Pas luftës së dytë botërore, kompeticioni më i rëndësishëm sportiv në planet, rifilloi në vitin 1950 në Brazil,i cili brenda fare pak kohe kishte ndërtuar stadiumin më të madh në botë, “Marakana”. Në finale Brazili u ndesh me Uruguain, i cili edhe pse në dizavantazh të një goli, e mbylli ndeshjen me fitore duke u bërë kështu fitues për herë të dytë i kupës së botës.

Në vitin 1954 ishte Zvicra vendi organizator i botërorit që për herë të parë transmetohej në TV. Gjermania Perëndimore ishte fituesja e garës, që mposhti në finale kampionët olimpikë hungarezë me rezultatin 3-2, një ndeshje që nga gjermanët njihet si “Mrekullia e Bernës”

Ditët e gëzuara për Brazilin nuk do të vononin. Në vitin 1958, ai do të ishte ekipi fitues i kupës së botës q           ë u zhvillua në Suedi. Brazilianët fituan ndeshjen finale kundër vendasve me rezultatin 5-2.

Në vitin 1962, Kili u zgjodh për të pritur edicionin pasardhës të kampionatit, ku Brazili bëri Biz edhe pse pa Pele-në.

Në vitin 1966, turneu u organizua nga Anglia e cila fitoi eventin duke mposhtur në finale Gjermaninë Perëndimore 4-2 pas kohës shtesë. Ky do të ishte i vetmi trofe i fituar nga Anglia në historinë e kampionateve botërore dhe eventi do të ishte ngjarja më e ndjekur në televizionin britanik.

Meksika në vitin 1970, do të ishte vendi ku Brazili do të fitonte për herë të tretë kupën e”Jules Rimet”.Ndeshjet kualifikuese theksuan rivalitetet midis Hondurasit dhe El Salvadorit, duke shkaktuar atë që quhet “Lufta e Futbollit”. Në finale të kompeticionit, Italia u mund bindshëm nga një Brazil i frikshëm me rezultatin 4-1.

Në vitin 1974 kupa e botës iu besua Gjermanisë perëndimore. Ekipi që kishte tërhequr vëmendjen e gjithë botës, ishte Hollanda me futbollin e saj total dhe me një yll si Johan Krujf, por që gjithsesi në finale e pa veten të nënshtruar nga ekipi gjerman me rezultatin 1-2.

4 vite pas fitores së Gjermanisë, Argjentina ishte vendi që u përzgjodh për t’u zhvilluar boterori i vitit 1978.

Në fund të eventit ishte skuadra vendase e cila mundi në finale ekipin hollandez me rezultatin 3-1, me dy gola të Kempes.

Në vitin 1982, Spanja u zgjodh për të organizuar edicionin e ri të botërorit.Ndeshja finale e kampionatit vuri përballe dy ekipe me emër të madh: Italinë dhe Gjermaninë. Golshënuesi më i mirë i kampionatit u shpall italiani Paolo Rossi, i njohur me nofkën Pablito.Përballja e titanëve nxorri fitues ekipin Italian, nën sytë rrezatues të presidentit të republikës italiane, Sandro Pertini.

Në edicionin e vitit 1986, Meksika u bë kombi i parë që priti dy herë një kampionat botëror, kurse ndeshja mes Argjentinës dhe Anglisë do të hynte në historinë e futbollit për shkak të një goli me dorë të Maradonës.Në ndeshjen finale, nën një qiell të veshur me fletë librash, ekipi i Argjentinës mbizotëroi mbi Gjermaninë perëndimore me rezultatin 3-2.

Viti 1990 do të ishte për Gjermaninë, viti i fitores së tretë të titullit kampion botëror, përpara ribashkimit të dy shteteve gjermane.Shënuesi më i mirë i turneut ishte italiani Salvatore Schillaci, i cili me golat e tij e çoi Italinë në vendin e tretë të kompeticionit.Në finalen e Italisë, Gjermania për herë të dytë u vu përballë Argjentinës prej ku doli fituese fal golit të Brehmes.

Në vitin 1994, vendi i zgjedhur për të organizuar kampionatin Botëror të futbollit ishin ShBA- të.Ky do të ishte botërori i shumë traumave:

  1. Pas një gabimi të Roberto Baggios gjatë goditjes së penalltisë, Brazili u shpall fitues.
  2. Gjatë turneut Diego Maradona u gjet pozitiv pas një kontrolli anti-doping.
  3. 10 ditë pas botërorit, ish mbrojtësi kolumbian Eskobar,  u vra  nga një lojtar klandestin, humbës i basteve.

Kampionati botëror i vitit 1998 u zhvillua ne Francë.Transalpinët u shpallën fitues të turneut, pas fitores 3-0 ndaj ekipit Brazilian.

Në vitin 2002, për herë të parë kampionati botëror u zhvillua në dy vende të Azisë, në Korenë e Jugut dhe në Japoni.Në ditën finale, Gjermania kishte përballë një Brazil të papërmbajtshëm, i cili fal dy golave, u shpall fitues i botërorit.

Në vitin 2006, eventi më i madh sportiv planetar u organizua nga Gjermania.Përpara nisjes së turneut, bookmakersat kuotonin si fitimtarë të mundshëm Brazilin dhe Anglinë.Në finale të kampionatit u vunë përballë Italia dhe Franca.Pas 90 minutave të mbyllura me rezultat të bardhë dhe pas gjuatjes së penalltive, Italia u kurorëzua kampione e botës për here të 4-ët.

Edicioni futbollistik i vitit 2010, për herë të parë në histori, u mbajt në Afrikën e Jugut.Spanja triumfoi në titullin e saj të parë botëror, duke mundur Hollandën 1-0 pas kohës shtesë, me një gol nga Andres Iniesta në minutën e 116-të.

Kampionati botëror i vitit 2014 u mbajt për herë të dytë në Brazil. Ai ishte i veçantë për disa tipare të reja si:

  • teknologjia në vijën e portës, për të shmangur golat fantazmë,
  • kohëpushimi, si një domosdoshmëri prej te nxehtit të madh,
  • përdorimi i sprajtit prej gjyqtarëve, për të zbatuar pozicionin e topit dhe distance,
  • fitorja historike e Gjermanisë ndaj Brazilit me rezultatin 7-1.

Finalja e kupës së botës vuri përballë Gjermaninë dhe Argjentinën e Lionel Mesit që u detyrua të pranonte humbjen 1-0.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nesër mbyllet afati, 66 mijë fermerë aplikuan për subvencione! Zv. ministri: Fondet shpërndahen pas verifikimit në terren

Nesër mbyllet afati, 66 mijë fermerë aplikuan për subvencione! Zv. ministri: Fondet shpërndahen pas verifikimit në terren