Historiku i projektit që do t’i jap zgjidhje ndotjes në Vlorë! 95% e punimeve në landfillin e Sherishtës ka përfunduar, Bojaxhi: Korriku afati i fundit

Pamjet e sjella nga Report Tv sot 24 korrik, tregojnë Landfillin e Sherishtës 10 km larg Vlorës, ndërtimi i të cilit është pjesë e një projekti të integruar për menaxhimin e mbetjeve në qark me vlerë 20.8 milionë euro të financuar nga KFV (banka gjermane per zhvillim), nga të cilat 12.5 milionë euro janë kredi dhe pjesa tjetër grante.

Punimet, për investimin që duhej të ishte dorëzuar në vitin 2021, kanë ndalur në janar të këtij viti dhe aktualisht nuk kanë një afat për përfundimin e tyre dhe vënien në punë të landfillit modern, që do të ishte i pari për qytetin e Vlorës. Vendorët nuk janë të qartë për shkakun e bllokimit, por presin finalizimin e projektit në fund korrikut, thotë në Report Tv, Arjona Bojaxhi, drejtoresha e Qendrës Rajonale të Menaxhimit të Mbetjeve pranë Bashkisë së Vlorës.

"Landifilli i Sherishtës duhej të dorëzohej në bashkinë e vlorës në maj 202. Për shkak të disa problemeve financiare të një prej kompanive ndërtuese, punimet s’kanë përfunduar dhe kemi një ngërç që pret zgjidhje deri në fund të këtij korriku të këtij viti", tha ajo. 

Ajo çfarë dihet, është fakti se ndërtimi i landfillit ka përfunduar në masën 98 përqind, por impiantet pjesë e tij nuk janë lidhur me njëri- tjetrin dhe nuk janë në funksion. Nuk janë bërë as lidhjet elektrike dhe arredimet e zyrave, Projektit i mungojnë gjithashtu peshoret në hyrje të kantierit. Dhe nëse ato do ishin vendosur, të paktën do të kishte nisur grumbullimi.

Ndërtimi i landifillit ka arritur në masën 95%, është gati për të pritur mbetjet, thjesht presim të marrim në dorëzim investimin. Kemi lënë afat fundin e korrikut që kompania supervziore dhe kontraktori për të na dhënë një plan për dorëzimin e punimit dhe vënien në dispozicion të landfillit.

Në 6 tetor të 2020-ës, kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e punimeve në Sherishtë. Atë kohë Rama tha se në fazën 2 do të vijohej, me kapsulimin e landfillit ekzistues, mbylljen e venddepozitimit për zgjidhje të qëndrueshme të menaxhimit të integruar të mbetjeve

Në qershor 2020, Integrated Technology Services në bashkëpunim me kompaninë italiane Bulfaro Spa, u shpallën fituese të një tenderi 9.8 milionë euro për ndërtimin e landfillit me një kapacitet 350 mijë ton mbetje.

Por prej 14 dhjetorit 2021, kompania Integrated Technology Services është nën sekuestro preventive me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Aksioneri i saj i vetëm, Klodian Zoto është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit, i akuzuar për pastrim parash dhe korrupsion.  Pas sekuestrimit, kompanisë iu caktua si administrator publik Farudin Arapi dhe deri në Janar punimet aty vazhdonin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • romi: 25/07/2023 04:56

    vlora ,,,,,,shkodra,tirana,durresi,,,kukesi,,korca,,saranda,lezha,,,,nuk duan landfille or pisa,ata duan inceneratore,,sepse jane qytete te medha....por ju nuk beni inceneratore,,sepse ekeni mendjen te vidhni me kokoshe si ahmetaj...

    Përgjigju
  • Ylli: 25/07/2023 00:02

    Nuk shpresoj as edhe tek ky kryebashkiaku i ri i Vlores.E cfare vizioni mund te kete nje mesues i italishtes per ta ndryshuar nje qytet?Aty duhet filluar me rrenje puna qe ne zyrat e Bashkise me punonjeset qe ndezin kondecionerat dhe thonjte gjithe diten mbi celular...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja