Hitzfeld: Granit Xhaka është nën
vëzhgimin e Bayern Munich

Hitzfeld: Granit Xhaka është nën<br />vëzhgimin e Bayern Munich
Granit Xhaka duket se ende është në listën e transfertave të Carlo Ancelottit.
 
Ish- menaxheri i Bayern Munich, Omar Hitzfeld, ka zbuluar se kampionët e Bundesligës janë duke monitoruar progresin e mesfushortit të Arsenalit dhe është i sigurt që drejt mesfushorit shqiptar shumë shpejt mund të shkojë një ofertë.
 
"Xhaka është gjithmonë një temë e bisedës për klubet e tanishme të nivelit të lartë edhe pse zhvillimi i tij ende nuk ka përfunduar. Bayern me siguri e ka në radar", është shprhur Hitzfeld për "SportBild".
 
 Kampionët e Bundesligës gjatë kësaj vere do të jenë në kërkim të një mesfushori qendror pasi Xabi Alonso deklaroi se do të tërhiqej.
 
Ndërkohë që në stolin e bavarezëve është Renato Sanches dhe Joshua Kimmich, duket sikur Ancelotti preferon të marrë shërbimet e mefushorit të Arsenalit për të zëvendësuar një prej yjeve të formacionit të tij.
 
Xhaka u transferua gjatë verës së kaluar nga Borussia Monchengladbach drejt Arsenalit në bazë të një marrëveshjeje e cila vlente 35 milion paund  dhe gjatë kësaj kohe padyshim që vlera e kartoni të tij është rritur.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve