Trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld ka folur me superlativa për Shaqirin dhe kalimin e grupit në turin tjetër të kupës së Botës ku i pret një sfidë shumë e vështirë përballë Argjentinës, e cila është një nga pretendentet për të fituar trofeun e artë që po zhvillohet në Brazil. “Jemi shumë të motivuar.
Me Argjentinën nuk do ta kemi të lehtë, por ama nuk kemi çfarë të humbasim. Shaqiri tregoi se çfarë është në gjendje të bëjë në të vërtetë. Ky ishte konfirmimi i potencialit të jashtëzakonshëm që ka. Pozicioni në ndeshjen me Ekuadorin ishte i ri për Shaqirin dhe mund të them se e kaloi testin. Nuk mbetet gjë tjetër veçse ta përgëzojmë për këta tre gola të mrekullueshëm” tha ai. I lumtur për golat dhe kualifikimin është shprehur edhe kosovari që mbron ngjyrat e Zvicrës.
“Jam i kënaqur sepse të realizosh tre gola është diçka që nuk ndodh çdo ditë. Jam krenar për golat e mi, por mbi të gjitha krenar për ekipin, sepse pa lojtarët e tjerë nuk do të kisha shënuar. Na pret një ndeshje e madhe me Argjentinën edhe pse e dimë që nuk jemi favoritë. Tani jemi në raundin tjetër dhe duhet të ndihemi të gjithë krenarë për këtë sukses” përfundoi ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com