Gjashtë aktivistë të Vetëvendosjes janë vënë në pranga nga policia e Kosovës pasi dyshohet se janë autorët e hedhjes së granatave në godinën e Kuvendit të Kosovës.

Siç raportojnë mediat kosovare, Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas një hetimi intensiv, ka identifikuar të dyshuarit, të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe bërë sulmin.

Dyshohet se në mesin e të arrestuarve është edhe Frashër Krasniqi, zëdhënës i Vetëvendosjes.

Policia ka sekuestruar gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municion, si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)