Rithemelimi e PL molotov e dhunë në protestën para bashkisë së Tiranës, 3 të arrestuar! Tedi Blushi e Klevis Balliu në hetim, edhe Noka organizator (EMRAT)

TIRANE - Dhuna e përdorur gjatë protestës së një dite më parë (19 prill 2024) dhe molotovët që skuqën hyrjen kryesore te bashkia e Tiranës nga grupi i Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, nuk kaluan pa u vënë re nga policia. 3 prej tyre u arrestuan, 4 po hetohen në gjendje të lirë, Tedi Blushi, Klevis Balliu, Enri Vrenozi dhe Dardan Bardhi. Ndërsa 8 u shpallën në kërkim. Ata janë Avni Tobli, Rubin Dashi, Artan Muçmata, Joni Hoxha, Besim Ziri, Besar Gjeçaj, Erjon Prenga dhe Alfred Pellumbi.

Blutë e Tiranës njoftojnë se Kevin Vidrica dhe Bernard Metaliaj, të dy 18 vjeç, u arrestuan në flagrancë për përdorim të lëndëve piroteknike, në këtë rast të molotovëve të hedhur drejt godinës së bashkisë, ndërsa Franc Kaloshi, 35 vjeç, për ushtrim dhune ndaj punonjësve të policisë. Organizatorët e kësaj proteste, sipas bluve, ishin Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Tedi Blushi, nën drejtimin e të cilëve është tentuar të çahet kordoni i policisë, moment kur ka ndodhur edhe konfrontimi fizik dhe janë hedhur sende të forta dhe molotov.

Pas përfundimit të protestës ekspertët e kriminalistikës mblodhën në vendin e ngjarjes të gjitha provat, mes të cilave u sekuestruan si prova materiale objekte dhe sende të hedhura nga protestuesit, të cilat u dërguar për ekspertime të mëtejshme kriminalistike. Policia administroi pamjet filmike të protestës dhe vijon këqyrja e tyre për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Hedhja e dhjetëra molotovëve rrezikoi jetën e policëve që ishin aty për të garantuar rendin dhe sigurinë e protestës. Noka, Balliu dhe Blushi, referuar edhe pamjeve filmike, patën rol nxitës te protestuesit për të çarë kordonin, pasi vetë hapën gardhin metalik të vendosur para policëve. Në lidhje me tubimin që eskaloi në përdorim të zjarrit, reaguan në bllok ambasadat kryesore të akredituara në Tiranë. Selitë diplomatike të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian, Britanisë së Madhe, Italisë dënuan dhunën në protestë, sipas të cilëve nuk ka vend në një shoqëri demokratike, por përgëzuan profesionalizmin e Policisë së Shtetit për menaxhimin me sukses të situatës së paprecedentë.

Të arrestuar 
1- Kevin Vidrica
2- Bernard Metaliaj
3- Franc Kaloshi
Në hetim në gjëndje të lirë
1- Tedi Blushi
2- Klevis Balliu
3- Enri Vrenozi
4- Dardan Bardhi
Në kërkim 
1- Avni Tobli
2- Rubin Dashi
3-Artan Muçmata
4- Joni Hoxha
5- Besim Ziri
6- Besar Gjeçaj
7- Erjon Prenga 
8- Alfred Pellumbi                                                                                                                                                                                                                                                                                                                             

 

Njoftimi i Policise

Në lidhje me protestën e organizuar ditën e djeshme, më datë 19.04.2024, në orën 11.00, përpara Bashkisë Tiranë, thirrur nga Aleanca për Teatrin, e cila filloi në orën 11.00 me fjalime dhe përgjithësisht e qetë, në momentin që ka marrë fjalën shtetasi B. K., në drejtim të portës hyrëse të Bashkisë Tiranë, janë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike artizanale (molotov).

Pas kësaj një grup protestuesish, në drejtimin e shtetasve F. N., K. B., T. B., dhe të personave të tjerë, kanë tentuar të çajnë kordonin e Policisë, në portën tjetër të Bashkisë, nga krahu i sheshit "Skënderbej", dhe gjatë këtij momenti ka patur konfrontim midis protestuesve dhe punonjësve të Policisë.

Pas përfundimit të protestës janë kryer veprimet procedurale, është këqyrur vendi i ngjarjes, ku janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale objekte dhe sende të hedhura në drejtim të Bashkisë Tiranë, të cilat janë dërguar për ekspertime të mëtejshme kriminalistike.

Për përdorim të lëndëve piroteknike (molotov) janë arrestuar në flagracë shtetasit K. V., 18 vjeç, dhe B. M.,18 vjeç.

Gjithashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasve, të cilët kanë hedhur dhe kanë përdorur lëndë piroteknike (molotov).

Për ushtrim dhune ndaj punonjësve të Policisë është arrestuar shtetasi F. K., banues në Lushnjë.

Janë proceduar ne gjendje të lirë shtetasit K. B., T. B., E. V., D. B. Po punohet për kapjen e shtetasve A. T., R. D., A. M., J. H., B. Z., B. Gj., E. P., dhe A. P. Gjithashtu janë administruar pamjet filmike të protestës dhe vijon këqyrja e pamjeve për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Shishet me molotov e sekuestruar para bashkise se Tiranës, pas protestës 19 prill 2024

    Rendit zhvillimet sipas orarit:
    Ora 15:58
    3 protestues në pranga për dhunën te Bashkia, Rithemelimi: Terror policor, të lirohen

    1713621418_kalaja.jpg

    Adriana Kalaja nga selia e Rithemelimit bëri thirrje për lirimin e të arrestuarve për protestën para Bashkisë së Tiranës, duke thënë se ata janë ndaluar nga patronazhistët civilë me urdhër të kryeministrit Rama dhe ministrit Balla.

    “Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe terrorin policor ndaj të rinjve protestues dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre. U shprehim atyre solidaritetin e plotë të PD dhe mirënjohjen e thellë për pjesëmarrjen në betejën pa kthim kundër kryehajdutit të Tiranës Veliaj, dhe për qëndrimin e tyre burrëror e të pamposhtur para falangave te krimit me uniforme të krerëve te narkoshtetit Rama-Balla.

    Patronazhistët e Rilindjes kanë tentuar të marrin me forcë disa prej protestuesve. Pa shenja identifikimi, të veshur civilë dhe me makina personale ata janë vënë në ndjekje të protestuesve”, u shpreh Kalaja.

    S.G/SI.E./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Iris: 21/04/2024 03:04

      Flasim per korrupsion ne bashki,flasim dhe per protestues te dhunshem qe demtojne ndertesat shteterore,perflitet dhe origjina,apo niveli i tyre kulturor. Po perse nuk diskutoni se perse /deshte qe prine kopene e cane gardhe,si Blushi,Balliu po ndiqen ne gjendje te lire (per Noken nuk ka asnje akuze se ka imunitet deputeti),kurse zjarrevenesit e tjere jane arrestuar ose ne kerkim?! Duket qe keta qe po /ndiqen/ ne gjendje te lire i ka bere nena,kurse keta te tjeret qe i kane burgosur i ka bere lopa!

      Përgjigju
    • Linda: 20/04/2024 14:49

      Godina e Bashkis Tirane ka nje arkitektur shume te bukur eshte ndertuar ne mos gaboj nga italianet dhe i ka rezistuar kohes bashk me godinat e tjera ne qender te Tiranes dhe keto objekte konsiderohen te paprekshme! Vjen deputeti i parlamentit shqiptar kuksiani " i forti" guxon dhe i ve flaken Bashkis!!Nuk e di ky politikan i Berishes qe godinat ne qender te Tiranes ruhen nga Unesko??Fatkeqesia me e madhe ne Shqiperi nuk eshte korrupsioni po analfabetizmi se gjithe ata qe skane mbaruar as filloren jane ingranuar ne politik ne gazetari jane bere deputet ne parlament kane kanale private!!!Josefina Topalli ka zaptuar nje prone ne mes te Tiranes dhe pronari i vertet vdiq nga marazi se smerrte dot pronen! Kjo hahdute bashk me Berishen skane asnje te drejt morale dhe politike te flasin per korrupsionin ne Shqiperi se keta "uligan" nuk lane fis dhe farefis nga malsia pa i zbritur nga malet ne Tirane per te zaptuar pronat e pronareve te vertet!Te hapen dosjet hetimore per te gjitha pronat e grabitura te Tiranes gjate qeverisjes Berisha+Basha qe votuan ligje te tilla per te mbuluar grabitjet ka dhe deputete te tjera te opozites qe kane qene ne ortakeri ne keto grabitje dhe pa pik morali sot kerkojn kontrroll dhe moral nga te tjeret duke djegur dhe shkaterruar gjithcka!!

      Përgjigju
      • Lindi: 20/04/2024 18:24

        Ke shkruar gjate per te justifikuar korupsionin e sotem me korupsionin e djeshem. Ate toke qe te grabiten ty dje maloket, ta paska kthyer mbrapsht keta nga kucova dhe skrapari? Po cfare eshte ky militantizem i verber rural! Kush ishte i paprekshem teatri, kulla e sahatit qindra vjecare,lulishtja prapa pallatit te kultures apo stadiumi me kulle? Injorante me militantizem te verber si ty e kane lene pas kete popull. Korupsioni nuk ka ngjyre,eshte krim si nga Sali Qameti ashtu edhe nga Lali dhe kompania e tij hajdute.

      • Pena: 20/04/2024 16:03

        Te lumte per komentin tuaj, kjo eshte e verteta dhe kjo eshte zgjidhja!

    • E verteta: 20/04/2024 13:56

      Nese do ishte proteste qytetare dhe jo e drejtuar nga ky llum, bashkia e meritonte te digjej. Korupsioni, arroganca dhe pafytyresia aty eshte bere mullar.

      Përgjigju
    • Arben: 20/04/2024 13:08

      Kjo dhunë e tmerrshme duhet te jetë arsyeja kryesore se pse duhet te hiqet pluralizmi me kushtetute! Nuk meritojne malokët mundësi zgjedhjeje! Ashtu siç tha edhe Olta Xhaçka që më mirë plazhin ta zotërojë burri i saj maloku te rrije larg nga plazhi ashtu edhe Shqipërinë më mirë ta zaptojë PS me kushtetutë sesa te zgjedhë maloku përfaqësuesin e tij!

      Përgjigju
    • ALB Patriot: 20/04/2024 12:23

      Dihet kush jane Organizatoret! Protesta ishte justifikim per te bere rremuje.

      Përgjigju
    • gjergji: 20/04/2024 12:08

      Asnje leshim vagabondave e banditeve te "Rithemelimit",dhemb per dhemb.Te hetohet kush eshte organizuesi i ketyre e natyrisht te kerkohet ndjekje penale sipas ligjeve te shtetit.Cdo leshim eshte per te keqen e qytetaris e ne pergjithesi te kombit.

      Përgjigju
    • Talebanet: 20/04/2024 12:07

      Shpellaret vijne nga mali dhe duan te djegin institucionet tona ne tirane. Rrace e qelbur! Ju jeni arsye kryesor pse ne nuk votojme nje parti tjeter.

      Përgjigju
    • Deni: 20/04/2024 11:51

      Keshtu protestojne keto per cmimet e Naftes e Benzines,tu hesh shishet me benzin?Kush inka blere ato?Apo ngaqe keto te opozites nuk i njohin pasaniket e karburanteve dhe ato i bekne litra e bidona pa fund dhurate per ti hedhur e per te djegur…

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

    Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje