TIRANE – Prokuroria e Tiranë pritet të dërgojë Hysen Bibën, babain e foshnjës vetëm 3 ditëshe të cilën e vrau duke e hedhur nga kati i katër i maternitetit “Koço Gliozheni”, të kryejë një ekspertizë psikiatrike.
Ky vendim vjen pasi prokuroria kërkon të vërtetojë nëse autori është i aftë mendërisht apo jo, edhe pse si shkak fillestar për këtë ngjarje tragjike u mendua të ishte dyshimi i 29-vjeçarit Hysen Biba për atësinë e foshnjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 korrik 2012, teksa Hysen Biba nga Kukësi, hodhi foshnjen nga dritarja e maternitetit. Ngarja dyshohet të ketë ndodhur pas një debate që 29-vjeçari pati me bashkëshorten e tij.
Të afërm të tij dhanë në atë kohë deklaratë se Hyseni kishte marrë trajtim më parë për shëndetin mendor.
Gjykata ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa pritet ekspertiza mjeko ligjore për të kuptuar gjendjen mendore të tij.
Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com