Hodhi gaz lotsjellës në koncertin ku këndonte Bregoviç në Korçë, lihet në burg 21-vjeçari

Hodhi gaz lotsjellës në koncertin ku këndonte Bregoviç në Korçë, lihet në burg 21-vjeçari

Momenti kur hidhet kapsollë me gaz lotsjellës në koncert

Redon Leka, 21-vjeçari i cili tentoi të prishte performancën e këngëtarit Goran Bregoviç duke hedhur kapsollë me gaz lotsjellës, gjatë Festës së Birrës në Korçë, është lënë në burg ditën e sotme nga Gjykata. Seanca u mbajt sot në orën 10:30, ndërsa ishte prokuroria që kërkoi masën e  sigurisë "arrest me burg".

Redon Leka u vu në pranga po ditën e incidentit, më 23 gusht, ndërasa përpjekja  e tij dështoi, pasi koncrti i Bregoviç nuk u ndalua. Bregoviç vijoi këngën dhe pas disa minutash gjithçka u kthye në normalitet.

Pjesëmarrja e këngëtarit serb në festën e Birrës në Korçë ngjalli jo pak polemika, ndërsa disa e lidhën atë me autorin e këngës që njihet si himn për masakrat serbe në Kosovë, gjatë 1999, “Kallashnikov”.Vetëvendosja, që u shfaq si një nga kundërshtaret më të fortë të koncertit në Shqipëri të Bregoviç, përmes selisë në Tiranë, mohoi të fshihej pas incidentit.

Megjithatë, përtej debatit dhe incidentit në koncertin e Bregoviç, qytetarët shijuan për 5 natë radhazi një muzikë të mirë, nën shoqërimin e birrës. Edhe këtë vit, 5 netët e feste kulmuan me bum turistësh të cilët tejmbushën terminalin e autobusëve dhe Pazarin e Vjetër të Korçës, si dy vendtakimet e përhershme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë