Demokratët tentuan t'i bllokojnë rrugën në Librazhd, Rama: Kush pengon fushatën 1-5 vite burg (20 të shoqëruar)

Pavarësisht se Presidenti Ilir Meta anuloi datën e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, shumica sot pasdite në Kuvend miratoi rezolutën që detyron institucionet që të mos e zbatojnë dhe vijon e vendosur fushatën elektorale. Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme ishte Prrenjas dhe Librazhd në miting. Nga Prrenjasi ai i kërkoi Ilir Metës që të lexonte rezolutën e miratuar dhe të reflektonte duke kërkuar ndjesë, ndërsa në Librazhd një grup militantësh të opozitës së drejtuar nga PD-ja tentuan ti bllokojnë rrugën, por eskorta devijoi duke vijuar axhendën.

Por Rama u shpreh se pengimi i fushatës zgjedhore përbën vepër penale që dënohet nga 1-5 vite burg. Protesta dhe tentativa për bllokim e militantëve të opozitës vjen dy ditë pas vendimit të Këshillit Kombëtar të PD-së për ngritjen e strukturave të Partisë Demokratike dhe të opozitës së bashkuar në 61 bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, që ka për synim bllokimin e fushatës së PS-së dhe zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
Organizuan militantët për t'i bllokuar rrugën Ramës, shoqërohen në polici krerët e PD-së në Elbasan e Prrenjas


Policia e Shtetit ka shoqëruar në komisariat kreun e Partisë Demokratike të Elbasanit, Eugen Isain së bashku me kreun e PD-së në Prrenjas, Arjan Kariqi. Ndërkohë në komisariat është shoqëruar edhe sekretari i PD-së në Prrenjas, Leonard Ozuni.

Personat në fjalë kanë organizuar grupe militantësh të cilët i kanë zënë pritë eskortës së kryeministrit Rama në hyrje të Librazhdit. Ata kanë hedhur kapsolla dhe sende të forta drejt makinave të policisë dhe atyre të eskortës së Ramës duke bërë që këta të fundit të ndërrojnë edhe rrugën.

Gjithashtu policia ka identifikuar personat e dhunshëm si dhe ka nisur shoqërimet për 20 prej tyre.

 

Ora 22:13
Tentuan t'i bllokojnë rrugën Ramës për në Librazhd, nis shoqërimi i militantëve të PD-së



Policia e Shtetit ka nisur shoqërimet e mbështetësve të Partisë Demokratike të cilët tentuan ti bllokojnë rrugën për të hyrë në Librazhd, kryeministrit, Edi Rama. Deri më tani, sipas burimeve  janë identifikuar  rreth 20 protestues dhe policia po bën shoqërimin e tyre. Këta persona në momentin kur eskorta e Ramës po kalonte kanë tentuar di dalin para dhe kanë hedhur mjete shpërthyese piroteknike si dhe sende të forta.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish- deputeti demokrat, Endri Hasa i cili ka thënë se Rama i fryn me kënaqësi erërave të konfliktit.

"Pamjet tregojne nje Edi Ramen e vertete, nje frikacak qe, megjithese i rrethuar nga qindra police me dhe pa uniforme, me dhe pa skafandra, i bie rruges se malit, si klandestin. Kryeministri ilegjitim, qe i fryn me kenaqesi perverse ererave te konfliktit civil, ta harroje se duke perdorur policine, prokurorine, sherbimin sekret apo cilindo institucion tjeter te kontrolluar prej tij, do te mund te shpetoje nga verdikti i popullit.  Koha e tij po numerohet mbrapsht, prandaj ai ka frike! Shume frike!" shkruan Hasa, ndërsa psoshtë shkrimit të tij publikon edhe videon e dhunës së ushtruar ndaj eskortës së Ramës.

Ora 20:05
Demokratët tentuan t'i bllokojnë rrugën në Librazhd, Rama: Kush pengon fushatën 1-5 vite burg

Dy ditë pas vendimit të Këshillit Kombëtar të PD-së për ngritjen e strukturave në 61 bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, që ka për synim bllokimin e fushatës së PS-së dhe zgjedhjeve të 30 Qershorit ka filluar mobilizimi nga Librazhdi.

Në momentin që kryeministri Edi Rama po futej në Librazhd, një grup militantësh të opozitës tentuan që ti bllokojnë rrugën duke hedhur kapsolla dhe sende të tjera të forta në drejtim të eskortës,  e cila devijoi rrugën, ndërsa ndërhynë forcat e policisë.

Kryeministri Rama reagoi për rastin gjatë fjalës së tij në Librazhd duke thënë se personat që tentuan ti bllokojnë rrugën shkelën ligjin pasi pengimi i fushatës zgjedhore për një subjekt përbën vepër penale dhe dënohet nga 1-5 vite burg.

"Kam dëgjuar shpesh që thonë 1997, 1997! Por me kë do ta bëjnë? Me ato 100 mjeranë atje që kishin zënë rrugën dhe gjuanin me gurë dhe kapsolla të drejtuar nga politikanë qorra që u shërbejnë, Metës, Bashës, Saliut dhe Monikës?!" Sot shkelën një nga nenet, pengimin e fushatës dhe dënohen nga 1-5 vite. Sakrifikojnë lirinë e tyre, për kë? Hallin e katër aventurierëve që e çuan opozitën në drejtim të paditur.

Në 30 Qershor ne do të vijojmë rrugën dhe kush do të guxojë të na dalë përpara do të përballet me ligjin, jo vetëm shqiptar. Qeveria amerikane i drejtoi gishtin me emër dhe mbiemër, Bashës dhe Kryemadhit që do të jenë përgjegjës, se qartësisht se atyre që vijojnë këtë rrugë do u hiqet e drejta për të hyrë në SHBA. E dëgjuat vetë nga Presidenti i KE-së dhe të gjithë europianët janë për zbatimin e ligjit në 30 Qershor" tha ai.

Ora 20:03
'Kanë dalë mendsh' Zbulohet mesazhi i Ramës për deputetët pas rezolutës kundër Metës


Pas miratimit në Kuvend të rezolutës kundër Metës, kryeministri Edi Rama  u ka dërguar një mesazh deputetëve socialistë. Ai i falenderon për kontributin e diskutimet dhe i inkurajon të vijojnë me fushatën. "Faleminderit të gjithë folësve të sotëm pa përjashtim për kontributin e rëndësishëm, me diskutime serioze me publikun, dhe të gjithëve ju për mbështetjen e fortë në këtë betejë historike, ku zgjedhjet vendore të 30 qershorit nuk janë të rëndësishme thjesht në vetvete, po si gur kilometrik në një rruge ku katër aventurierë të dëshpëruar, bashkë me qorrat që i rrethojnë, duan ta marrin peng këtë vend e të hedhin në erë urën drejt negociatave! S’kanë faj që kanë dalë mendsh, se e dinë mire ça vjen nga kapitujt 23/24, po halli i tyre s’është as halli ynë as halli i popullit! Forca me fushatën dhe vetëm drejt, përpara me njerëzit e mirë të këtij vendi" shkruan ai në mesazh.

Ora 19:53
Presidenti i PSE-së në Librazhd: Zgjedhjet në 30 Qershor, të hapen negociatat! Jam i habitur me PD-në

Në mitingun për fushatën e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit të PS-së në Librazhd ishte një mik special për socialistët, presidenti i PSE Sergei Stanishev. Ai tha se zgjedhjet duhet të zhvillohen në 30 Qershor sikur tha Presidenti i KE-së Juncker dhe shtoi se nëse PD-ja mendon se ka idetë dhe njerëzit e duhur të futet në zgjedhje dhe të fitojë, pasi ky është rregulli i demokracisë.

"Jam shumë i nderuar që jam në Librazhd. E di që Librazhdi është një nga bazat e forta të PS-së, 65% në zgjedhjet e përgjithshme. Kjo është e jashtëzakonshme. Është njësia e mikut tim, Taulant Balla. Jam i sigurt që në 30 Qershor kur të zhvilloni zgjedhjet vendore do të fitoni sërish.

Vetëm dy ditë më parë Presidenti i KE-së tha se askush nuk mund ti ndalojë njerëzit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre vendor. Dhe jam i habitur që ka njerëz në Shqipëri, politikanë që duan t'u privojnë nga kjo e drejtë. Sepse cdo ditë ju duhet të keni mundësinë që të shkoni te kryetari i bashkisë që të rregullojë gjërat. Dhe nuk mund të liheni pa punën e kryetarit të bashkisë dhe qeverisë qendrore.

Nuk është puna ime për t'i dhënë këshilla opozitës, por nuk kam parë asnjëherë asnjë vend që bojkoti, dhuna dhe të sjellin sukses. Nëse mendoni se keni ide të mira dhe njerëzit e duhura, hyni në zgjedhje dhe fitoni, ky është rregulli i demokracisë.  Ky bojkot dëmton vendin dhe të ardhmen e tij Europiane dhe  u jep një shkak atyre në BE që nuk duan dhe të thonë se e shikoni këtu nuk ka stabilitet. Kjo nuk është një strategji fituese për PD-në. Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm në drejtimin e Ramës" tha ai.

Ora 18:21
Rama: Meta të lexojë rezolutën dhe të kërkojë ndjesë! Mos e trash zullumin

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Presidentit Ilir Meta nga Prrenjasi gjatë takimit për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 30 Qershorit, që të lexojë rezolutën e miratuar sot nga Kuvendi dhe të reflektojë duke kërkuar ndjesë për të mos e trashur më zullumin. "Dua ti them Ilirit, sot e filluam me të po e vijojmë me të, që ta lexojë me qetësi dhe kthejlltësi rezolutën e miratuar me 100 vota.

Të reflektojë mbi opinionin e Kuvendit dhe të mos e trashë më tutje zullumin ky është futur, pasi ne dhe populli nuk ka shans të merren peng. E di që ai është në pozitë të vështirë, por nuk është burrëri që të mos reflektojë dhe të kërkojë ndjesë.

Pavarësisht se nuk ka bërë një gabim, por një faj, sidoqoftë normalizon raportin e tij me fajin. Halla Sali nuk ndihmon dhe ngarkon edhe më shumë atë vetë edhe një situatë që e  kanë shkaktuar ata me qëllim, por ne do të dalim pa vështirësi" tha ai.

Këshilltari juridik i Presidentit, Meta deklaroi sot se kryetarët aktualë të Bashkive do të ushtrojnë mandatin e tyre derisa sa kryetarët e rinj që do të zgjidhen, por Rama e cilësoi si një tjetër pjellë të një imagjinate të dalë nga kontrolli për të çuar vijën e konfliktit matanë 30 Qershorit.

"Më tha Taulanti që Presidenti kishte nxjerrë ca ekspertë që paskan thënë që ai po rishikon mundësinë e një date tjetër dhe deri atëherë kryetarët e bashkive do të rrinë në zyrë. Një tjetër pjellë e një imagjinate të dalë nga kontrolli për të çuar vijën e konfliktit matanë 30 Qershorit, që është vulosur dhe nuk e ndalon dot, as Ilir, as Saliu dhe as artisti me fallxhoren".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pencionisti: 14/06/2019 00:51

    Burg per OPOZITEN burg per me shume se gjysen e shqipetareve shqiperia drejt diktatures ENVERHOXHIANE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur