Hoffenheim  mbetet i pamposhtur,
Dortmund merr vetëm një pikë

Hoffenheim  mbetet i pamposhtur,<br />Dortmund merr vetëm një pikë
Përballja e javës së 15-të në  Bundesligë midis Hoffenheim dhe Dortmund, ka mbaruar me një barazim.

Edhe pse skuadrat ndanë nga një pikë, lojtarët dhuruan spektakël në fushim e lojës duke shënuar katër gola. Ndërkohë që Dortmund humbi pikë të rëndësishme në garën e tij për titull, Hoffenheim vazhdon të mbetet skuadra e pamposhtur në  Bundesligë gjatë këtij sezoni.

Tre golat e parë janë shënuar në 20-të minutat e para ku të parët shënuan vendasit me Mark Uth, që në minutën e tretë, por 8 minuta më vonë ishte Goetze ai që barazoi shifrat.

45 minutat e para u mbyllën me Hoffenheim në avantazh pasi në minutën e 20-të Sandro Wagner do të shënonte golin e avantazhit.  Ndërkohë që Goetze doli  jashtë fushe me një karton të kuq, ishte Aubameyang ai që do të barazonte shifrat dhe do t’i jepte 1 pikë Dortmundit.

Momentalisht Dortmund ndodhet në vendin e 5-të në tabelën e renditjes në kampionat  dhe 7-të pikë largë vendit të parë, ndërsa Hoffenheim që drejtohet nga 29-vjeçari Xhulian Nagelsman mban vendin e 3-të, vetëm 6-të pikë larg vendit të parë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid