Në javën e tretë të kampionatit Bayern Mynih ka pësuar humbjen e parë përballë Hoffenheimit me rezultatin 2-0.
 
Merita për fitoren e Hoffenheimit i shkon një sportisti të U14 të kësaj skuadre, i cili mblidhte topat jashtë fushës dhe në minutën e 27 , i dha shpejt topin Kramariç dhe ky i fundit bëri një rivënie anësore të shpejtë duke pasuar tek shoku i tij i skuadrës Uth.
 
Uth nuk e humbi rastin dhe shënoi një gol tepër të lehtë në portën e Bayern-it, duke përfituar nga hutimi i mbrojtësit Martinez.
 
Në minutën e 51 ishte sërisht Uth, i cili i dha fitoren duke mposhtur kështu bavarezët për herën e parë në këtë sezon të ri.
 
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50

    Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?