Ekspertë të EULEX-it pritet të vijnë në Shqipëri për të ndihmuar në hetimin e ngjarjeve kriminale në fushën e vendosjes së eksplozivëve.
Kjo u bë e ditur nga Oliver Hoffman, zëvendësshef i Sektorit Ekzekutiv të Policisë, Misioni EULEX, Kosovë, gjatë takimit të sotëm me drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako.
“Theksojmë bashkëpunimin shumë të mirë me Policinë e Shtetit Shqiptar, një proces të cilin do ta vazhdojmë më tej. Jemi mjaft pozitivë në evidentimin e shkëmbimeve të informacionit përsa i përket luftës kundër terrorrizmit dhe krimeve të rënda. Vendosja e pikave të kontaktit lehtëson komunikimin dhe shkëmbimin e mëtejshëm të informacionit. Çështjet duhen ndjekur në kohë afatgjatë dhe si prioritet do të dërgojmë ekspertë që do të ndihmojnë në hetimin e ngjarjeve kriminale në fushën e vendosjes së eksplozivëve”, deklaroi Hoffman.
Ndërsa, Çako tha se “lufta kundër terrorrizmit është prioritet dhe bashkëpunimi me partnerët është i domosdoshëm”.
Ky takim, ishte në vazhdën e takimeve të kryera nga Hoffman me Drejtues të Policive të Rajonit, me qëllim rritjen e bashkëpunimit.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com