Ambasadori gjerman në vendin tonë, Hellmut Hoffman ka deklaruar nga qyteti i Cerrikut se Shqipëria ka shumë problemeve varfërinë dhe se sado që Gjermani e mbështet, janë shqiptarët ata që duhet të ndihmojnë veten e tyre.
Hoffman teksa ka marrë pjesë në inaugurimin e Qendrës Ditore në këtë qytet, ka shtuar se, bizneset vendase janë ende jo të fuqishme.
Sipas tij, janë bërë përpjekje por jo aq sa duhet për fuqizimin e tyre.
Shembujt e mirë të sjella nga ndërkombëtarët, ka thënë Hoffman duhet që të kopjohen nga shqiptarët.
“Ulja e varfërisë, arsimimi profesional dhe përfshirja sociale janë objektiva të rëndësishme bashkë me sfidat e qeverisë” ka shtuar ai.
Qendra Ditore në Cerrik tashmë ka një Sistemit Fotovoltaik dhe Sistem ngrohje gjë që është mundësuar me financim të Qeverisë Gjermane, ndërsa Tetraco Company ka financuar instalimin e dy sistemeve moderne dhe është një mundësi konkrete për ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitet për fëmijët dhe të rinjtë.
Në këtë event merrnin pjesë George FRENDO, President i Caritas Shqiptar, Hellmut Hoffmann, Ambasadori i Republikës së Gjermanisë në Shqipëri, Ing. Victor Sciberra, Drejtor Ekzekutiv i Tektraco si dhe personalitete të tjera të pushtetit vendor nga Bashkia Cerrik dhe Qarku Elbasan.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com