Ministri Bushati zhvilloi një takim me ministrin holandez për Drejtësinë dhe Çështjet e Sigurisë Ferdinand Grapperhaus, ku diskutuan për bashkëpunimin mes dy vendeve, perspektivën europiane të Shqipërisë, bashkëpunimin në përballjen me sfidat e sigurisë dhe me shtetin e së drejtës, si dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Bushati e njohu zyrtarin e lartë holandez me hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në fushën e reformave dhe në përmbushje të prioriteteve kryesore për hapjen e negociatave për anëtarësim dhe u ndal veçanërisht tek reforma në drejtësi, e cila, sipas tij, ka nisur te japë rezultatet e para dhe është pararojë edhe për vendet e rajonit.
Ministri Grapperhaus u shpreh se Holanda është e hapur për të bashkëpunuar me Shqipërinë dhe se vlerëson punën e bërë kohët e fundit, kryesisht në fushën e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.
Dy ministrat diskutuan dhe për situatën në rajon, ku Bushati theksoi se Shqipëria është faktor stabiliteti dhe sigurie.
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com