Kompania "Roosegaarde Studio" shpalosi idenë innovative fillimisht në vitin 2012. ndërkohë këtë vit ajo u aplikua në një seksion të rrugës N329 pranë qytetit të Oss, në Hollandë.
Rruga me gjatësi 500 metra thith rrezete diellit gjatë ditës për të ndriçuar gjatë natës. Në këtë mënyrë eliminohet dhe nevoja e sinjalistikave dhe ndriçimit natën, çka do të kursente miliona euro çdo vit.
Kompania gjithashtu ka bërë të ditur se e njëjta bojë për rrugën mund të përdoret për të zinjalizuar kushtet e motit. Simbolet atmosferike mund të vizatohen në rrugë dhe të ndriçojnë kur temperaturat të arrijnë një nivel të caktuar.
Megjithëse vetëm pak metra janë lyer me këtë bojë inoative, Roosegaarde Studio shpreson se ideja do të përhapet në shumë vende të botës.
Redaksia online
(FI/Shqiptarja.com
