Pas fitores me Kosta Rikën me penallti dhe kalimit në gjysmëfinale Holanda është duke menduar për ndeshjen e radhës përballë Argjentinës së Lionel Messit.
Louis Van Gaal dhe Patrik Kluivert kanë nisur diskutimet e para për ta ndalur Lionel Messin. Madje sipas një gazete holandeze, ata e kanë telefonuar Johan Cruyff për të marrë këshilla.
Cruyff i njeh majft mirë pikat e dobëta të Messit. Burime të gazetës holandeze “Do të bëhet një diskutim i përgjithshëm mes tre trajnerëve.
Holanda e di se Argjentina është vetë Lionel Messi. Nëse ndalet Messi, Holanda do të jetë në finale. Për ta ndalur Messin janë bërë shumë strategji, por që gjithmonë janë pothuajse të pamundura.
Ky është momenti që Holanda të shpallet kampion, është momenti që ta ndalim Messin".
Ndërsa përsa i përket ndeshjes së fituar me Kosta Rikën përmes lëvizjes në fund duke futur në fushë portierin Krul në vend të Silesen, Van Gaal tregon se “Ishte diçka e menduar që më parë.
Cdo lojtar në skuadrën time ka aftësi dhe kualitete unike. E dinim që Krul do të ishte i duhuri për të ndalur penalltitë sepse ka një rreze më të gjatë veprimi,
por nuk i kishim thënë asgjë portierit Silesen sepse do ta zhgënjenim. Kishim studiuar me Krul edhe penalltitë e fundit të Kosta Rikës kundër Greqisë. Në fund të kësaj strategjie jemi të gjithë të lumtur sepse funksionoi”.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com