Holanda ende s’ka vendosur për konferencën ndërqeveritare Shqipëri-BE

Holanda ende s’ka vendosur për konferencën ndërqeveritare Shqipëri-BE

Qeveria holandeze ka reaguar zyrtarisht pas lajmit të përhapur në disa media shqiptare, sipas të cilit, Parlamenti vendas kërkon ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare duke thënë se Holanda do të vendos në nëntor. Lajmi i përhapur në disa media shqiptare citon ministrin e Jashtëm, Stef Blok duke deklaruar se do të kërkojë ndarjen e dy vendeve me arsyetimin se Shkupi ishte gati për konferencën e parë, ndërsa Tirana jo.

“Parlamenti holandez diskutoi shkurtimisht një letër që ministri i Jashtëm, Blok i pati dërguar Parlamentit në datë 4 shtator. Letra i referohej draftit të kuadrit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shpërndarë nga Komisioni Europian në datën 1 korrik dhe që së fundmi po diskutohet në Bruksel”, thuhet në reagimin zyrtar të Holandës, të publikuar nga Ambasada holandeze në Tiranë.

Në të njëjtën deklaratë sqarohet se vendimmarrja i takon Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Parlamentin holandez, që këtë temë do ta diskutojë në muajin nëntor.

“Si zakonisht, qeveria holandeze do t’i dërgojë një vlerësim të kësaj pakete Parlamentit në javët në vijim. Kjo do të vijohet nga një debat sipas procedurave parlamentare. Do të jetë takimi i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në nëntor ku do të diskutohet paketa e zgjerimit”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë e Ambasadës Holandeze

Sikurse eshte rene dakort me Parlamentin, Qeveria Hollandeze eshte angazhuar te perditesoje rregullisht parlamentin sa i takon ceshtjes se zgjerimit te BE-se.
Diskutimet e djeshme ne parlament ishin pjese e ketij angazhimi.
Dje, parlamenti hollandez diskutoi shkurtimisht nje leter qe Ministri i Jashtem Blok i pati derguar parlamentit ne dt 4 Shtator. Letra i referohej draftit te kuadrit te negociatave per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut, shperndare nga Komisioni Europian ne daten 1 korrik dhe qe se fundmi po diskutohet ne Bruksel.
Ne daten 6 Tetor, Hollanda gjithashtu mori paketen vjetore te zgjerimit te publikuar nga Komisioni Europian, pjese e te ciles eshte dhe raport progresi per Shqiperine per 2020.
Si zakonisht, qeveria hollandeze do t’i dergoje nje vleresim te kesaj pakete parlamentit ne javet ne vijim. Kjo do te vijohet nga nje debat sipas procedurave parlamentare.
Do te jete takimi i Keshillit te Ceshtjeve te Pergjithshme ne nentor ku do te diskutohet paketa e zgjerimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën