Holanda kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët, Duka: Duhet të futemi në shina

Holanda kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët, Duka: Duhet të futemi në shina

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar pas kërkesës së Parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët. Duka thotë se kjo është një këmbanë e fortë alarmi për vendin tonë.

"Votimi i Parlamentit holandez për rikthimin e vizave është një kambanë e fortë alarmi për vendin tonë. Pavarësisht se fjalën e fundit mbi lëvizjen e lirë e ka BE-ja, askush nuk mund të jetë aq naiv sa të mendoj se një shtet që kërkon rikthimin e vizave në prill, do të votojë për çeljen e negociatave në qershor.

Tashmë është e qartë se një vend me një Parlament njëngjyrësh, me një krizë të thellë politike dhe besimi kërkon masa të jashtëzakonshme.

Pavarësisht se pak muaj na ndajnë nga vendimmarrja e qershorit, pavarësisht se sfidat e brendshme mund të jenë të shumta, ka ende kohë për ta sjellë vendin në shinat e normalitetit. Ka ende kohë për ta vendosur interesin kombëtar përpara interesave partiake. Ka ende kohë për të punuar, të gjithë bashkë, për t’i dhënë Shqipërisë perspektivën europiane që meriton", tha Duka.


Lajmi kryesor:

Holanda kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët, por vendos Brukseli, Tirana: KE do ta rrëzojë


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen