Holanda i kërkon zyrtarisht Komisionit Evropian që të rikthejë regjimin e vizave për Shqipërinë. Shkak për këtë vendim të parlamentit holandez është bërë kriminaliteti i shtuar i Shqiptarëve që vepron atje. Parlamenti zhvilloi diskutime për këtë çështje në 11 prill dhe sot ka votuar mocionin, ku 105 nga 150 deputetë kërkojnë që të pezullohet përkohësisht liberalizimi i vizave për shqiptarët. Kundër Shqipërisë votuan 9 parti politike në Holandë (Partia Socialiste, PvdD, 50plus, VVD, SGP, CDA, CU, PVV, FVD), nga të cilat 3 parti janë pjesë e qeverisë. Madje, pjesë e votimit që kërkojnë pezullimin e vizave janë dhe partitë e dy ministrave, atij të Jashtëm e atij të Drejtësisë, që më herët patën thënë se Shqipëria i plotëson kriteret e veprimit në Shengen.
Në mocionin e votuar, thuhet se:
“Parlamenti, Pas diskutimeve, duke vënë në dukje se ka pasur një rritje të ndjeshme të kriminalitetit nga mafia shqiptare në Holandë; dhe se këto organizata kriminale keqpërdorin mundësinë për të udhëtuar pa viza përmes Evropës që të zgjerojnë më tej rrjetin e kontrabandës; duke vënë në dukje se pezullimi i vizave për Shqipërinë u detyrua nga kushte të ndryshme, duke përfshirë parandalimin e krimit ndërkufitar; i kërkojmë qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e frenimit emergjent për liberalizimin e vizave.”
Por ky vendim i parlamentit holandez nuk ka ndonjë efekt të menjëhershëm mbi lëvizjen e shqiptarëve në Shengen. Qeveria holandeze do ta dorëzojë kërkesën në Komisionin Evropian dhe është Parlamenti Evropian që pas diskutimeve do të vendosë nëse do të rikthehen apo jo vizat për Shqiptarët. Pra, pezullimi i liberalizimit të vizave mund të ndodhë nëse mbështetet nga shumica e vendeve të BE-së. Vizat për Shqipërinë u liberalizuan në vitin 2010.
Tirana zyrtare ka reaguar pas vendimit të parlamentit të Holandës për t'i kërkuar Brukselit që të rikthejë vizat për shqiptarët për shkak të nivelit të lartë të kriminalitetit. Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj siguron shqiptarët se do të vijojnë që të lëvizin të lirë. Cakaj është besimplotë se rezoluta në fjalë nuk mund të gjejë mbështetje në Komisionin Evropian, pasi asnjë nga kriteret që do të çonin në aplikimin e mekanizmit të pezullimit të përkohshëm nuk është plotësuar në rastin e Shqipërisë.
Kërkesa që u miratua
Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar si të paprecedent dhe kambanë alarmi kërkesën e parlamentit holandez drejtuar Brukselit që shqiptarëve t'u rikthehen vizat. "Akti i parlamentit holandez është i paprecedentë, sepse në dijeninë time nuk ka ndodhur më parë që të ketë një mocion të tillë për Ballkanin Perëndimor dhe vendin tonë.
Sigurisht është një kambanë alarmi dhe ne na duhet të japim mesazhe më të forta për krimin e organizuar që nuk është një shqetësim jo vetëm për Holandën por edhe me vende të tjerë. Kjo kërkon një reflektim dhe angazhim të fortë. Duhet të reagojmë në mënyrë të përgjegjshme" tha kreu i shtetit në emisionin 'Përballë'.
Kërkesa e parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët përmendet se bazohet tek rritja e azilkërkuesve shqiptarë dhe niveli i kriminalitetit. Por, azilkërkuesit shqiptarë nga 1015 që ishin në vitin 2015 dhe 1700 kërkesa që ishin në vitin 2016, kanë zbritur me 2-3 herë në vitin 2018, 570 total.
Por le të shohim bazën ku Holanda ka marrë nismën që është ajo e ‘rritjes serioze të krimit të organizuar të shqiptarëve në Amsterdam e Roterdam’. Po të shohim të dhënat mbi shkeljet penale nga shtetasit shqiptarë të dyshuar në Holandë nga 710 persona në vitin 2016, ato kanë zbritur në 499 në vitin 2017 dhe në 470 persona të dyshuar në vitin 2018.
Për më tepër midis 244,500 të dyshuarve në regjistrin përkatës të autoriteteve holandeze për vitin 2018, shqiptarët përbëjnë vetëm 0.2% e rasteve, sipas të dhënave zyrtare nga institucionet holandeze.
Me të kuqe statistikat për Shqipërinë
Pas vendimit të parlamentit që i kërkon Brukselit rikthimin e vizave për shqiptarët ka reaguar ambasada holandeze në Tiranë. Ambasada deklaron se për momentin asnjë procedurë nuk do të ndryshojë për shqiptarët në raport me vizat.
“Në përgjigje të lajmeve në media në lidhje me politikën e vizave për udhëtimin për në Hollandë: Qeverisë Hollandeze i është kërkuar nga parlamenti i saj të kërkojë pezullimin e mekanizmit të rregjimit pa viza. Për momentin, qeveria është duke shqyrtuar hapat të cilat duhet të ndërmarrë.
Për momentin, politika e vizave për udhëtimin drejt Hollandës nuk ka ndryshuar. Nënshtetasit shqiptarë, mbajtës të një pashaporte biometrike, mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh” deklaron ambasada holandeze.
Populistët holandeze sot kane kerkuar nepermjet parlamentit viza per shqiptaret ne mes te fushates zgjedhore me pretekstin e krimit te organizuar. Por si eshte shprehur ministri i Brendshem holandez per kete ceshtje? Ai ka rrezuar populistet duke nxjerre shifrat zyrtare te personave te dyshuar shqiptare, qe jane nga viti ne vit ne ulje. Në vitin 2016 ishin 710 persona të dyshuar shqiptare, në vitin 2017 janë 499 dhe në vitin 2018 janë 476. Pra shifrat jane cdo vit ne renie, qe tregon se argumenti i populisteve bie dhe se loja e tyre eshte politike.
Tirana zyrtare ka reaguar 5 orë pas vendimit të parlamentit të Holandës për t'i kërkuar Brukselit që të rikthejë vizat për shqiptarët për shkak të nivelit të lartë të kriminalitetit. Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj siguron shqiptarët se do të vijojnë që të lëvizin të lirë. Cakaj është besimplotë se rezoluta në fjalë nuk mund të gjejë mbështetje në Komisionin Evropian, pasi asnjë nga kriteret që do të çonin në aplikimin e mekanizmit të pezullimit të përkohshëm nuk është plotësuar në rastin e Shqipërisë. "Migracioni i paligjshëm i shtetasve shqiptarë drejt Holandes ka rënë vazhdimisht, ndërkohë që pezullimi aplikohet në rast rritje mbi 50%. Shifrat e krimit shënojnë gjithashtu ulje përmbajtësore" tha ai. Cakaj e gjen fajtorin te klima elektorale për kërkesën e Holandës, megjithatë shton se "jemi të keqardhur për futjen e Shqipërisë ne agjendën e partive në garë, s'kemi asnje dyshim në faktin se përtej horizontit të zgjedhjeve evropiane faktet do të prevalojnë mbi klishetë elektorale'.
Deklarata e plotë e Ministrisë së Jashtme shqiptare
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon shtetasit shqiptarë se votimi i Dhomës së Dytë të Përfaqësuesve në Parlamentin Hollandez për t’i kërkuar Bashkimit Evropian inicimin e procedurës për pezullimin përkohëshëm të liberalizimit të vizave nuk ndryshon rregullat e lëvizjes drejt vendeve shengen. Shtetasit shqiptarë do të vazhdojnë të lëvizin të lirë drejt vendeve shengen sipas praktikës të derisotme dhe duke plotësuar vetem kushtet aktualisht në fuqi.
Nje shtet anëtar i BE mund t'i kërkojë Komisionit Evropian hapjen e procedurës së pezullimit të lëvizjes pa viza vetëm mbi bazën e kushteve të mirëpërcaktuara në legjislacionin e BE dhe asnjë kusht nuk plotësohet për paraqitjen e kësaj kërkese nga Holanda për Shqipërinë.
Gjithësesi është Komisioni Evropian që do të shqyrtonte kërkesën dhe do t'i jap përgjigje asaj. Duke gjykuar objektivisht, në bazë të fakteve dhe shifrave zyrtare, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është besimplotë se rezoluta në fjalë nuk mund të gjejë mbështetje në Komisionin Evropian, pasi asnjë nga kriteret që do të çonin në aplikimin e mekanizmit të pezullimit të përkohshëm nuk eshte plotësuar në rastin e Shqipërisë. Migracioni i paligjshëm i shtetasve shqiptarë drejt Holandes ka rënë vazhdimisht, ndërkohë që pezullimi aplikohet në rast rritje mbi 50%. Shifrat e krimit shënojnë gjithashtu ulje përmbajtësore.
Po ashtu, edhe kriteri i fundit që ka të bëjë me bashkëpunimin mes strukturave ligjzbatuese të dy vendeve janë cilësuar të shkëlqyera qoftë nga zyrtarët shqiptarë, qoftë nga ata hollandezë. Qeveria e Republikës së Shqipërisë është e angazhuar të vazhdojë në mënyrë intensive bashkëpunimin si me autoritetet e Mbretërisë së Vendeve të Ulta dhe me vëndet e tjera anëtare të BE për të luftuar aktivitet e paligjshme ndërkufitare.
Klima elektorale në Hollandë padyshim ka ndikimin e vet dhe edhe pse jemi të keqardhur për futjen e Shqipërisë ne agjendën e partive në garë, s'kemi asnje dyshim në faktin se përtej horizontit të zgjedhjeve evropiane faktet do të prevalojnë mbi klishetë elektorale.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme gjen rastin t’i bëj edhe njëherë thirrje shtetasve shqiptarë për të respektuar plotësimin e dokumentat e nevojshme perpara nisjes së udhëtimit drejt vendeve shengen. Më shumë informacion mund të gjeni në faqen zyrtare të MEPJ.
Deputeti Ralf Gjoni kritikon vendimin e parlamentit të Holandës për votimin pro për rikthimin e vizave për shqiptarët. Gjoni, që u fut në parlament nga listat e LSI-së, pasi opozita dogji mandatet e cilëson si turp, dritëshkurtësi dhe të mbrapsht votimin.
"Turp! Turp!! Turp! Racizmi po determinon axhendën parlamentare holandeze. Në vend të mbështesin hapjen e negociatave, kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët. Keqardhje për dritëshkurtësinë e këtij votimi të mbrapshtë. Të gjithë duhet të ngrihemi në mbrojtje të interesave tona kombëtare dhe duhet te fillojmë nga Kuvendi" tha Gjoni.
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar pas kërkesës së Parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët. Duka thotë se kjo është një këmbanë e fortë alarmi për vendin tonë.
"Votimi i Parlamentit holandez për rikthimin e vizave është një kambanë e fortë alarmi për vendin tonë. Pavarësisht se fjalën e fundit mbi lëvizjen e lirë e ka BE-ja, askush nuk mund të jetë aq naiv sa të mendoj se një shtet që kërkon rikthimin e vizave në prill, do të votojë për çeljen e negociatave në qershor.
Tashmë është e qartë se një vend me një Parlament njëngjyrësh, me një krizë të thellë politike dhe besimi kërkon masa të jashtëzakonshme.
Pavarësisht se pak muaj na ndajnë nga vendimmarrja e qershorit, pavarësisht se sfidat e brendshme mund të jenë të shumta, ka ende kohë për ta sjellë vendin në shinat e normalitetit. Ka ende kohë për ta vendosur interesin kombëtar përpara interesave partiake. Ka ende kohë për të punuar, të gjithë bashkë, për t’i dhënë Shqipërisë perspektivën europiane që meriton", tha Duka.
Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu thotë se Holanda kërkoi rikthimin e vizave, pasi krimi dhe kartelet e drogës shqiptare janë tashmë rrezik për Europën dhe SHBA.
Postimi i Fatmir Mediut
Parlamenti Hollandez vendos kthimin e vizave per shqiptaret. Ky eshte lajmi me I keq mbas 2011, Kur Ne hoqem vizat me BE. Jo vetem nuk hapen negociatat, por per me keq kthehemi mbarapa ne kohen e izolimit nga Europa, kohen e vizave dhe ndarjes se familjeve shqiptare. Ka nje dhe vetem nje pergjegjes EDI Rama, I cili ka shkaterruar cdo element kushtetues te shtetit , ka ngritur krimin dhe korrupsionin ne sistem, ndertoj dhe mbeshteti kartelet e droges
Krimi dhe kartelet e droges shqiptare jane tashme rrezik per Europen dhe SHBA prandaj kerkohet kthimi I vizave. Parate e krimit e droges kane vetem nje mbeshtetje ekonomine dhe pushtetin e qeverise shqiptare. Rama cenoj cdo liri dhe shprese te shqiptareve. Rama ka shkaktuar spastrimin me te madhe te Shqiperise nga qindra mijera te rinj dhe te reja, qindra mijera intelektuale qe rendin rrugeve te Europes per shprese dhe jete me te mire.
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e cilëson si një ngjarje të jashtëzakonshme dhe të paprecedent vendimin e Holandës që kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët. Gjosha i bën thirrje Kryeministrit 'të ndalë arrogancën, memet, fyerjen dhe përçmimin që po i bën në mënyrë të përditshme Shqipërisë dhe shqiptarëve, të gjejë urgjentisht një rrugëdalje dhe zgjidhje për këtë vendim, i cili do të mbajë peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë'.
Deklarata për media, Klajda Gjosha
Jam sërish në këtë konferencë për shtyp për një ngjarje të jashtëzakonshme që prek sot të gjithë qytetarët shqiptarë dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Sot Parlamenti holandez ka votuar me 108 vota pro dhe 42 kundër për rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët, për shkak të kriminalitetit të lartë me origjinë shqiptare që ka shkaktuar një problematikë të madhe në vendin e tyre. Parlamenti më tej kërkon ti drejtohet Komisionit Europian që të miratojë këtë kërkesë, qoftë edhe vendosjen e vizave vetëm për Mbretërinë e Bashkuar, dhe rikujtoj këtu që çdo vend i Bashkimit Europian, flas këtu për një procedurë të miratuar vite më parë, ka të drejtë t’i kërkoj Komisionit Europian rikthimin e vizave nëse atyre u cenohet siguria e tyre kombëtare. Dhe në këtë rast pikërisht bëhet fjalë për sigurinë kombëtare të tyre, për sigurinë e qytetarëve të tyre, për shkak të krimit të lartë, i cili tashmë është eksportuar nga pala shqiptare. Ky vendim i paprecendtë, të cilin e kam paralajmëruar shumë kohë më parë, që pas konkluzioneve të Këshillit në Qershorin e kaluar, po vendos në rrezik një të drejtë të qytetarëve tanë, të fituar 10 vjet më parë për të lëvizur të lirë në hapësirën Shengen.
I bëj thirrje Ministrit të Jashtëm, të komanduar në mënyrë antikushtetuese të mos merret më me targat dhe pasaportat diplomatike, por në mënyrë urgjente të kërkojë dialog me palën holandeze për të frenuar këtë fenomen, që mund të marrë përmasa të papërshkrueshme në debatin e ardhshëm të Këshillit, pra të vendeve anëtare. I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm të ndalë menjëherë arrestimet e qytetarëve që protestojnë paqësisht në të drejtën e tyre, dhe të merret seriozisht me të gjitha instancat që ai drejton, për të luftuar krimin e organizuar që nuk ka destabilizuar tashmë jo vetëm Shqipërinë, por është prezent përtej kufijve tanë. I bëj thirrje të nisë urgjentisht bashkëpunimin me institucionet e rendit të Hollandës dhe të vendeve të tjera anëtare, për të goditur në partneritet këtë fenomen që po cënon rëndë të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë. I bëj thirrje Kryeministrit të ndalë arrogancën, memet, fyerjen dhe përçmimin që po i bën në mënyrë të përditshme Shqipërisë dhe shqiptarëve, të gjejë urgjentisht një rrugëdalje dhe zgjidhje për këtë vendim, i cili do të mbajë peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Të vetmen arritje që në fakt e gjeti gati qeveria Rama, sot po e zhbën për shkak të asaj ç’ka konfirmuar disa kohë më parë edhe vetë DASH, ku Shqipëria është kthyer tashmë në një vend operacional, i cili rrezikohet krimi i organizuar dhe kjo kalon përtej kufijve shqiptarë, duke rrezikuar Europën dhe mbarë botën. Sot të nderuar qytetarë, ka marrë fund edhe vendimi për çeljen e negociatave të Shqipërisë në muajin qershor. Nuk është opozita ajo që mban peng këtë proces historik të vendit tonë, por është krimi i organizuar, korrupsioni në nivele të larta, numri alarmant i azilkërkuesve që kanë pushtuar kufinjtë europianë, shkelja që i është bërë marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit në mungesën e transparencës dhe konkurrencës në tendera, keqqeverisja dhe kapja e shtetit. Sot gjithsecili nga ne ndihet i lënë në baltë nga njerëzit që e drejtojnë këtë vend dhe që çdo ditë e dëmtojnë rëndë imazhin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Partneriteti i shtetit me krimin, po dhunon çdo moment të drejtat e qytetarëve shqiptarë, po dhunon lirinë e lëvizjes, po dhunon ëndrrën evropiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
N/ kryetari i PD-së, Edi Paloka referuar vendimit të fundit të parlamentit të Holandës ditën e sotme, u bën thirrje shqiptarëve që të ngrihen kundër qeverisë Rama për ta rrëzuar, pasi po u rikthen vizat.
"Çdo dite vetem lajme te keqija per shqiptaret, dhurate e nje qeverie dhe nje kryeministri qe jo vetem po shkatrron te ardhmen, por po na kthen mbrapa ne kohet me te errta. Nuk ka kaluar shume kohe, por per fat te keq ne jemi njerez qe memorien e kemi te shkurter...2010-2019. Nuk ka kaluar shume nga koha kur ne tentative per te shkuar drejt perendimit , qindra jete shqiptaresh humben ne ujrat e ftohta te detit apo rrepirat e maleve. I kemi harruar !!!
Kemi harruar rradhet e gjata neper ambasada ! Prinder qe prisnin me muaj per nje vize sepse i kishte marre malli per femijet emigrant. Vize qe ne shumicen e rasteve as nuk arrinin ta merrnin ne se nuk paguanin seksere e matrapaze jashte e brenda ambasadave... Nuk ka nevoje te tregoni mirenjohje as per Berishen e as per Bashen qe ben te mundur liberalizimin e vizave ,por te pakten ngrihuni per vete e mos lejoni qe per shkak te nje kryeministri monster, te rikthehemi ne ditet e zeza kur trajtoheshim si qytetare te dores se fundit nga Evropa" shkruan Edi Paloka.
Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar duke e cilësuar si një lajm të hidhur për të gjithë shqiptarët kërkesën e Holandës drejtuar Brukselit për heqjen e vizave për shqiptarët. Për LSI-në kjo situatë ka vetëm një fajtor dhe ai është Edi Rama. "Lajm shume i hidhur,Holanda,Parlamenti i saj votoi sot,qe shqiptareve tu vendosen vizat. Shqiptaret per shkak te kriminalizimit te qeverise dhe kryeministrit denohen qe tu vendosen serisht vizat. Kryeministri dhe qeveria nuk e luftojne krimin por mbeshteten tek ai dhe perdoren prej tij. Opozita po kerkon me force largimin e kryeministrit sepse cdo dite qe ai rri ne karrige eshte dite e zeze per shqiptaret. Sot shqiptaret moren lajmin me te keq qe mund te mendohej. Ka vetem nje fajtor, ai eshte kryeministri qe po con vendin drejt gremines. Asnje hap pas per largimin e tij si shpetimin e vetem te Shqiperise nga te tjera menxyra dhe nga te tjera lajme te zeza" shkruan Vasili.
Votimi i partive djathtiste ne Holland ,per te kthyer sistemin e vizave me Shqiperine ( qe eshte e qellimshme me 0.2% qe eshte krimi shqiptar ne Hollande) duhet qe dhe Shqiperia te kthej vizat per hollandezet.Nuk kemi nevoje per marredhenie me shtete dashakeqe ndaj Shqiperise .Ky eshte parimi themelor i diplomacise,reciprociteti.
PërgjigjuIk or pirdhu me gjith keta, as dua te shkel kurrë në atë vend qe quhet Holandë! Yyyyyyt farë e keqe!
PërgjigjuHolland po' hedh benzin siper flakes me ket levisje te Hollander I jep mundesi P. D te protesto e ta coj vendi deri ne lufte civile me pretende qé P. S nuk po' ben asgje per ndalimin e kriminalitetit Qeveri duhet te thirri per shpjegi ambasadori hollandez per ket levizje
PërgjigjuNuk eshte cudi nese lobimin e ka bere PD-ja
PërgjigjuFajn e ka saliu thon lowet e rilindjes
PërgjigjuQofsha i gabuar por me duket me shum si lobim i pd e lsi per deklarata te tilla qe te ushqejt protestat .dhe ju lutem kush mendon se jam i rilindjes jetoj ne itali prej 12 vitesh kshu qe mos i harxhoni kto lojera thash mendimin tim sepse e para do duhet vota pro e me shum se gjysmes te evropes qe te meret ne shqyrtim e dyta ksaj i thon ikni ju se se beni pislleqe se kemi holandezet me te sakt ne kto pun
PërgjigjuNe SHBA shqiptaret jane njerez te ndershem dhe shume puntor,jo si puna jote qe bredh neper bote i shoqeruar me bandite dhe kriminele
Përgjigjuo legenat e pd...kete e doni ju qe te ndodhi...po ju k..va jeni nuk jeni njerz...e kemi fajin vet si popull..qe nuk çohemi e tju varim nje e nga nje
PërgjigjuNese ka grupe aq të forts kriminale në Holland atëher aty bën pjes edhe luliushi i PD sepse ky lobon kundër Shqipëris tërë kohën ! Kriminelët më të rrezikshëm në Holland dhe BE jan nga Serbia , dhe për qudi ende edhe sot paraqiten në emêr të shqiptarve ! Politika e sotme e PD dhe LSI është katastrof për Shqipërin , këta kriminela ”politikan” duhet ndaluar deri sa nuk është bërë von...! Unë jetoj në Holland per 30 vite dhe ju garantoj se popullistët holandez jan të paguar shumë majëm për këtë propagand mjerane kundër Shqiptarëve ...!!!
O viktimë o vemje...sa të peshtirë jeni...në kohën e pd u liberalizua levizja tani kerkohet pezullimi dhe fajin e ka pd...ueeeeee sa hallall e kemi izolimin se jemi me bisht e me brire
Lajm i keq. Këtu duhët të jemi më autokritik sa i përket reputacionit tanë në Europë. Fakti që të jesh Shqipëtar, ke një qant të rënd mbas shpine, se hasësh gjdokund në paragjykime, është i pamohuëshem. Bandat kriminale që kanë operu dhe ndërtu rrjetët e tyre nuk i mposht me dy legjislatura. Pastrimi i parave në Shqipëri ka qenë dhe ënde është në masa shqetësuese. Këtu ne si shoqëri duhët të mëndojm më afatgjat dhe t‘i dim pasojat e vëndimeve tana. Ky reputacion nuk ka ardhur në 6 vitët e fundit, por ka nisur qysh 90-ave. Tashti kritikat ndaj politikës ditësore jan më se pa vënd. Ne duhët të kërkojm llogari nga udhheqsit tanë, reforma në drejtësi duhët të vazhdoj dhe të sillëmi si një trup, pasi emrin dhe reputacionin tonë nuk e lajn të tjerët, por atë mundëmi ta bëjm vetëm ne vet.
PërgjigjuHollanda e ka legale drrogen dhe prostituzionin, e ka vec per konkurrenz. nuk esht faji i rames por i shqiptarve qe shkojn e kerkojn azil politik atje dhe shesin mall dhe shesin femra. Ju si Lsi Pd cilin mjet do perdorni per te parandaluar shqiptaret te shesin drrog neper evrope. Le te themi Luli hyp ne pushtet dhe Un jam shtetas shqipar me leje qendrimi ne holland, vendosi te shes drog. Si mundet luli nga tirana te me ndali mua te bej krim? Shqiptari e ka trurin per mbrapsht dhe te leku i leht.
PërgjigjuPD dhe LSI jan duke i larguar shqiptarët nga Shqipëria për interesa personale a mundeni me marrë me mend se sa dokumente te falcifikuara lëshohen nga PD dhe LSI për shqiptarët që kërkojn azil politik kundër vendit të vet !
Si te dali Alibeaj ne televizion te Hollandes e te thote se Shqiperia nuk e meriton hapjen e negociatave se jemi narkoshtet, me kriminele etj etj per mos folur per parate e Lulit qe i hedh pa gajle per te nxire imazhin e Shqiperise, eshte minimalja qe mund te presesh nga deputetet e atij vendi.
PërgjigjuDanky well,Lulush Bashic,gjithe kjo eshte fale" lobingut te Lul Shkies_Hollandezit _anti_shqiptar!Tani Luki ka nje arsye me shume te anatemoje Ramen dge Qeverine!
PërgjigjuSonte feste tek Pd ja , ftojeni dhe klajda surrattepsine, surratnallonen se ajo e ka ndritur kur ishte ministre, dhe ne darke dilni dhe deklaroni se dhe Notre Damin e ka djegur Edi Rama, shpifni , shpifni, gezohuni me vendosjen e vizave o mjerane qe ecni rrugeve sikur u ka ikur truri