TIRANE- Qëndrimi i qeverisë holandeze ka qënë qartë në lidhje me statusin e vendit kandidat për Shqipërinë: Jo tani, më vonë. Pikërisht vendi që ka “rritur” kreun e PD Lulzim Basha paralajmëron lobing kundër Shqipërisë. Qëndrimi u tha troç nga ministri i Jashtëm, Frans Timmermans, në Komitetin Parlamentar për çështjet europiane ku u shqyrtua pozicioni i Hagës për zgjerimin e KE përpara vendimit të Këshillit më 17 Dhjetor. “Të flasim për Shqipërinë. Statusi i vendit kandidat është një vendim dhe diskutim plotësisht politik. Arsyetimi nga shumica e Dhomës këtu për atë rajon është integrimi i mëvonshëm, afatgjatë, në strukturat euroatlantike, e kur flasim politikisht të gjitha ato vende janë kandidate. Kjo është diskutuar në vitet ‘90 në Zagreb e s’ka asgjë të re.
Ato vende kanë perspektive europiane, kjo s’diskutohet e besoj askush nuk e kundërshton, apo jo kolegë? Çështja është a duam ta bëjmë atë gjest politik e t’u themi: tani jeni vend kandidat? Për t’jua dhënë këtë status duhet të shohim çfarë kushtesh i kemi caktuar Shqipërisë e si i ka plotësuar ajo ato kushte, zgjedhjet, korrupsioni, e kështu me radhë. A ka ecur mirë zbatimi i kushteve, përgjigja ime është: “Hmmm, për këtë, unë kam nevojë për kohë, sepse në një kohë kaq të shkurtër nuk mund ta vlerësoj progresin e zbatueshmërisë. Këtë ia kam shprehur dhe Kryeministrit shqiptar: duhet të na tregosh që dhe zbatimin mund ta bësh realitet, por për këtë na nevojitet kohë. Ky është qëndrimi i qeverisë holandeze. Së dyti, për këtë temë qëndrimi i Holandës s’është i vetëm para Këshillit.
Në dijeninë time dhe disa vende të tjera kanë të njëjtin qëndrim si ne, pra duam t’ua japim statusin, po jo tani. Na nevojitet një kohë e caktuar për të vlerësuar ecurinë, për të vlerësuar premtimet që do zbatohen, pra, po e shtyjmë statusin. Këtë qëndrim mund ta paraqes para Këshillit në Dhjetor”, tha Timmermans. Ndërsa ekstremistët përmendën anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike, dhe raportet e ‘Transparency International’ se “korrupsioni shqiptar ua kalon dhe vendeve afrikane”, një pjesë e deputetëve holandezë insistuan që Holanda të mos shfaqej sërish në Këshill si “delja e zezë” duke thënë vazhdimisht “jo”.
“Një, ‘Jo tani e hajde më vonë’, më vjen keq ta them se Shqipëria ka bërë atë çfarë i është kërkuar. Qëndrimi im para Këshillit është se së bashku me disa vende të tjera do themi: në këtë moment s’mund ta japim statusin e vendit kandidat. Këtë do e merrni më 2014 në momentin e caktuar pra, nëse vazhdoni të hidhni hapat që keni paralajmeruar, nëse vazhdoni të vini në jetë ato që i keni shpallur, sepse deri tani Qeveria e re e Shqipërisë s’është aspak zhgënjyese. Përkundrazi, mendoj se me gjithë problemet që ka ndeshur po merr masa e hedh hapat e duhur”, tha ai. Që premtoi se do të verifikonte sërish qëndrimet e homologëve të tij para takimit të së martës. Dhe nëse do mbeten të vetmit për JO, Holanda ka deklaruar se do votojë në unison me 27 vendet e tjera të unionit pro Shqipërisë.
Shkrimi u publikua sot (13.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com