Holanda: Nuk ka kthim vizash për shqiptarët, por duhet të bllokoni azilantët

Holanda: Nuk ka kthim vizash për shqiptarët, por duhet të bllokoni azilantët

Ministri për Emigracionin, Mark Harbers

'Holanda nuk do të kërkojë rikthimin e vizave për shqiptarët'. Ministri për Emigracionin, Mark Harbers ka qetësuar shqiptarët pas disa lajmeve në javët e fundit se disa parti në Holandë kanë kërkuar rikthimin e vizave për shkak të kërkesave për azil dhe rritjes së krimit shqiptar atje.

"Kjo ishte vizita ime e parë në këtë vend të bukur. Pata mundësinë të vizitoj pikën e Rinasit dhe më pas do të takohem me zyrtarë të lartë. Qëllimi i vizitës time është emigracioni i paligjshëm dhe ta ndalojmë duke punuar ngushtësisht. Bashkëpunimi deri tani ka qenë i shkëlqyer, por duhet kontroll më i fortë kufitar dhe fushatë ndërgjegjësimi.

Emigracioni i paligjshëm ka pasoja. Numri i aplikimeve për azil në Holandë është rritur vitin e kaluar, por kanë zero shanse për të fituar. Për 2018 aplikimet për azil janë refuzuar të gjitha. Varfëria dhe mungesa e shpresës nuk janë arsye për të aplikuar për azil. Shpeshtësia e këtyre lajmeve bëjnë që herë pas here edhe në qarqet politike të diskutohet çështja e heqjes të sistemit pa viza. Por qëndrimi zyrtar i qeverisë holandeze është që ne të mbajmë sistemin pa viza për shqiptarët që të mund të udhëtojnë në Shengen apo BE.

Nga ana tjetër ne jemi duke monitoruar, duke lexuar me imtësi çdo raport monitorimi, por falë edhe përpjekjeve të BE-së dhe të qeverisë shqiptare, jemi të mendimit që po ecim në drejtimin e duhur dhe duhet të ruhet sistemi pa viza. Ne jemi të mendimit që bashkëpunimi ynë me autoritetet shqiptare, kjo është dhe arsyeja e vizitës sime këtu, është të rrisë më tej bashkëpunimin tonë, pra nuk jemi në favor të heqjes së sistemit të vizave, por nga ana tjetër ky bashkëpunim duhet të dëshmohet me rezultate të prekshme dhe kur i kemi këto, jemi gjithmonë të idesë se duhet të vazhdojmë akoma më tej në këtë linjë" deklaroi ai.

Ndërsa zv/ ministrja e Brendshme Rovena Voda u shpreh se vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti 8400 shqiptarëve u është refuzuar dalja. Ajo theksoi se është e pamundur që një shqiptar të fitojë azil në Holandë apo në ndonjë vend tjetër. Mark Harbers vjen në Shqipëri vetëm pak javë pas vizitës së ministrit të Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës, Ferdinad Grapperhaus.

Holanda vitin e kaluar ishte një nga tre vendet skeptike që shtynë hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ndërsa pak muaj para vendimit të radhës në qershor, zyrtarë të lartë holandezë kanë zbarkuar në Shqipëri për t'u njohur me rezultatet në luftën kundër krimit dhe bllokimit të azilantëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Olti: 08/04/2019 19:35

    Lironi vizat njerezit nuk duan azil njerezit duan te punojne ne shtetin europiane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!