Holanda pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, do kufizohet numri i azilkërkuesve: Sa më pak aktraktive për migrantët
Ministrja e Holandës për Azil, Marjolein Faber
Holanda pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, në mënyrë që të kufizojë numrin e azilkërkuesve që hyjnë në këtë shtet, duke e bërë atë “sa më pak atraktiv që është e mundur” për migrantët.
Ministrja për Azil, Marjolein Faber, prej krahut të së djathtës, ka thënë se një masë e tillë ia mundëson Qeverisë holandeze që të pezullojë “shumë shpejt” disa pjesë të ligjeve për azilin.
Sipas saj, Holanda do t’i ketë rregulloret më të “ashpra” në Evropë për azil dhe imigrim, dhe do të zbatojë kontrolle të rrepta kufitare.
Faber planifikon t'i kufizojë bashkimet familjare, të rrisë numrin personave që dëbohen prej shtetit nëse kanë kryer shkelje, refuzimin e azilit, dhe zvogëlimin e mundësive për të apeluar këtë vendim nëpër gjykata.
Qeveria holandeze synon të dërgojë një kërkesë në Komisionin Evropian, që të lejohet të devijojë prej politikave të BE-së për azil dhe migrim.
“Është koha për ndryshim drastik të kursit”, ka thënë Faber.
“Ne jemi duke marrë masa për ta bërë Holandën sa më pak atraktive që është e mundshme për azilkërkuesit”.
Vlerësohet që në Holandë arrijnë çdo vit rreth 40.000 azilkërkues.
Kritikët argumentojnë se një numër kaq i madh i azilkërkuesve e ka përkeqësuar krizën me hapësira të banimit.
Qeveria holandeze mund të shfrytëzojë një dekret mbretëror për të zbatuar masën e gjendjes së jashtëzakonshme në rast të ndonjë krize, dhe kështu i mundësohet të marrë vendime pa miratim në Parlament.
Kështu ka ndodhur gjatë pandemisë së koronavirusit.
Megjithatë, një vendim i tillë duhet të arsyetohet ligjërisht, dhe ekspertët ligjorë kanë thënë se kanë dilema nëse kjo shifër e azilkërkuesve – që ka mbetur stabile ndër vite – është e mjaftueshme për të shpallur vendin në krizë.
Partitë opozitare kanë reaguar ashpër, duke e quajtur planin e Qeverisë si jodemokratik./ REL
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
19 Dhjetor, 08:16
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
59.9%
-
Jo
18.9%
-
Duhet më shumë
21.3%
Vota total: 4957
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela takon homologen holandeze, prioritet goditja e aseteve kriminale
6 Nëntor, 19:57
-
Ish luftëtari i UÇK në Hagë, deklarata të forta për Thaçin: Njeri i rrezikshëm
23 Tetor, 12:27
-
VIDEO/ Miqësoret, Hollanda ‘poker’ me Skocinë, Spanja thyhet nga Kolumbia
23 Mars, 09:13
-
VIDEO/ Gara më ekstreme e sërfistëve, përballen me erëra të forta dhe bëjnë manovrime të rrezikshme! Triumfon në vendin e parë italiani Andrea Principi
25 Shtator 2023, 14:55
-
Grupi terrorist planifikoi vrasjen e Sanna Marin, Policia jep detaje: Të dyshuarit përdorën armë 3D
14 Shtator 2023, 16:07
-
Harruan 15 mijë euro në një furrë buke, shitësja ua kthen, turistët holandezë: E falenderojmë publikisht, do të kthehemi përsëri në atë furrë
28 Gusht 2023, 19:36
-
Danimarka dhe Hollanda dërguan avionë F-16 në Ukrainë, ambasadori rus: Kjo do krijojë një përshkallëzim të konfliktit
21 Gusht 2023, 13:06
-
Ndalohet pirja e bimëve narkotike, Amsterdami do të ndryshojë imazhin e vet! Kush e shkel rregullin, rrezikon gjobë
31 Korrik 2023, 08:47
-
Rusia tentoi të infiltrojë spiunë në rolin e ambasadorëve, Hollanda dëbon 10 diplomatë rusë
18 Shkurt 2023, 21:02
-
Holanda mund të dërgojë aeroplanë F-16 në Ukrainë
20 Janar 2023, 16:36
-
Eurodeputeti holandez: Ndihem i turpëruar që 5 shtete kushtëzojnë liberalizimin e vizave për Kosovën! I ka plotësuar kërkesat që në 2018
14 Tetor 2022, 15:37
-
Kamioni përplas turmën e qytetarëve në Hollandë, të paktën 3 viktima
28 Gusht 2022, 08:45