Holanda shkarkon trajnerin pas
humbjes me Bullgarinë

Holanda shkarkon trajnerin pas<br />humbjes me Bullgarinë
Humbja e ndeshjes me Bullgarinë, e vlefshme për eleminatoret e "Rusi 2018" i ka kushtuar shumë trajnerit të Holandës,  Danny Blind, për të cilin Federata Holandeze e Futbollit ka konfirmuar shkarkimin.
 
Tekniku Blind mori drejtimin e Holandës në 2015 dhe në 5 ndeshje të luajtura, ka arritur të marri vetëm dy fitore, një barazim dhe dy humbje, ku e fundit ishte ajo përballë Bullgarisë me rezultatin 2 me 0. Me këto rezultate, kombëtarja holandeze, rrezikon seriozisht kualifikimin në Botërorin "Rusi 2018".
 
Holanda  renditet  në vendin e katërt të grupit A me 7 pikë dhe është 2 pikë larg nga Bullgaria e vendit të tretë. Pikërisht ky rezultat i dobët ka bërë që të merret vendimi për shkarkimin e teknikut Blind.
 
Në ndeshjen miqësore të së martës ku Holanda do të luajë kundër Italisë, vendin e Blind do ta marrë përkohësisht ndihmës trajneri, Fred Grim.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve