Numri i infektimeve i lartë, Holanda zgjat periudhën e kufizimeve! Paralajmëron edhe Gjermania

Numri i infektimeve i lartë, Holanda zgjat periudhën e kufizimeve! Paralajmëron edhe Gjermania

Kryeministri holandez, Mark Rutte

Kryeministri holandez, Mark Rutte njoftoi sot zgjatjen deri më 9 shkurt të kufizimeve antiCOVID-19 në vend, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e pandemisë, ndërsa numri i infektimeve vazhdon të jetë i lartë.

“Nuk mendoj se do t’ju befasoj shumë sonte, bllokimi është zgjatur edhe për tri javë. Pothuajse të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk kishte zgjidhje tjetër”, tha Rutte në një konferencë për shtyp në televizion.

Kufizimet pritej të hiqeshin më 19 janar. Gjithashtu, Rutte vuri në dukje se qeveria po konsideron edhe vendosjen e një orari shtetrrethimi dhe se për këtë po bashkëpunon me autoritetet e shëndetit publik.

Qeveria ishte gjithashtu e shqetësuar nga pasojat e mundshme të variantit britanik, tha Rutte. "Ka dritë në fund të tunelit me mbërritjen e vaksinave, por ne po ju kërkojmë përpjekjen përfundimtare - kjo është e vështirë, e kuptoj, por ne mund të arrijmë vijën e përfundimit", shtoi ai.

Msat anti-COVID edhe në Gjermani kanë të ngjarë të zgjasin deri në 10 javë, siç Angela Merkel ka paralajmëruar, ndërsa Rutte, ka zgjatur bllokimin kombëtar të Holandës në muajin e ardhshëm

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pastërtia: 12/01/2021 22:39

    Lahuni më shpesh, nuk treteni!

    Përgjigju
    • Bobi: 13/01/2021 01:12

      Fiks. Hahaha. Temarrin lylin tu ferkoje kurrizin

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë