Policia holandeze ka sekuestruar një sasi prej 120 kg kokainë në portin e Roterdamit, me vlerë 4 milionë euro, ku në pranga kanë rënë pesë shqiptarë.
Gjatë operacionit, forcat e policisë kanë përdorur qen droge dhe helikopterë, me anë të të cilëve u bë e mundur kapja e shqiptarëve.
Nga kontrolli, policia gjeti kokainë të fshehur në vende të ndryshme në kontenierët brenda portit.

(Në foto: Kokaina e sekuestruar nga policia holandeze)
Pesë shqiptarët e arrestuar janë të moshës nga 27 deri në 43 vjeç. Një prej shqiptarëve të arrestuar është kafshuar dhe nga qeni për zbulimin e drogës.
Nga kontrolli i parë u gjet 85 kg kokainë. Ndërsa pas një kontrolli të dytë po në kontenier, policia gjeti edhe 35 kg të tjera kokainë.
Në total, droga në rrugë do të kapte një vlerë prej 4 milionë euro.
Operacioni i policisë holandeze është kryer të premten më 4 shtator dhe dyshohet se droga vjen nga Ekuadori. Pas sekuestrimit, mediet holandeze raportojnë se sasia e kokainës është asgjësuar.
Punonjësit e policisë së doganës dhe policia vepruan pas raporteve se disa burra ishin parë në konteniere afër portit me disa çanta sportive.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com