Arrestohet një shqiptar në Roterdam të Holandës për vrasjen e një 24 vjeçari maroken Saud Waddoud, të kryer më 12 janar të vitit 2015 në Itali.

Shqiptari i arrestuar dhe më pas i burgosur është Bojken Zeqo, një 30 vjeçar, në ekzekutimin e një urdhër arresti evropian të lëshuar nga magjistrati hetues në Torino, me akuza për vrasje dhe grabitje të rëndë.

Në gusht të vitit 2016, dy të dënuar të tjerë, 30 vjeçarë u arrestuan në të njëjtin qytet, ndërsa  dënimet u zvogëluan për të gjithë 13 vite burg.

Vrasja e marokenit u krye pasi grupi shqiptarë pretendonte se kishte ngacmuar një prostitutë që e kishin në patronim. Viktima ishte në makinë me shokun e tij kur u sulmua nga shqiptarët. Shoku i marokenit arriti të ikë ndërsa Waddoud nuk mundi tu shpëtoi goditjeve, të cilat rezultuan fatale për të.

Dy persona, një shqiptar dhe një bullgar, u ndaluan nga agjentët e patrullës menjëherë pas incidentit. Hetimet kanë çuar në identifikimin e autorëve për të dënuar të gjithë anëtarët e grupit.

Procedurat e ekstradimit për kthimin e shqiptarit të arrestuar në Holandë, tashmë kanë filluar me autoritetin gjyqësore holandeze.

vrasja ne itali
it

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com