HOLANDE - Dy shqiptarë nga qyteti i Elbasani kanë mbetur të vdekur pas një shkëmbimi zjarri në Roterdam të Holandës, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Bëhet fjalë për Florenc Tolën 30 vjeç dhe vëllain e tij Glevis Tola 25 vjeç, të cilët janë ekzekutuar në rrethana ende misterioze, ndërsa ka mbetur i plagosur një tjetër shqiptar, Serxhio Piku.
A1Report ka mundur të sigurojë fotot e dy vëllezërve të vrarë.
(Në foto: Dy vëllezerit Tola të vrarë) FOTOBurime nga Policia Kufitare sqaruan për A1Report se për herë të fundit në Shqipëri Glevi Tola ka hyrë nga Belgjika më 31 korrik të vitit të shkuar për të qëndruar vetëm pak orë dhe është larguar sërish. Ndërsa vëllai Flornec Tola, sipas të dhënave të sistemit TIMS rezulton se ka hyrë në Shqipëri nga Pika Kufitare e Kakavijës më 10 janar 2015 dhe është larguar drejt Austrisë nga Rinasi 3 ditë më pas, më 13 janar 2015.
Burime nga policia sqaruan po ashtu për A1Report se dy vëllezërit, kohët e fundit kishin bërë dhe ndryshime në gjeneralitetet e tyre, ku rezulton se Florenc Tola njihej zyrtarisht me mbiemrin e ndryshuar në Bahiti, ndryshime ka bërë dhe vëllai i vogël nga Glevis Tola në Levi Tola.
Sipas burimeve të A1report, të tre shqiptarët kanë qenë banorë të lagjes “Çlirimi” në Elbasan, pranë unazës jugore të këtij qyteti.
A1Report ka qenë pranë banesës të të rinjve në qytetin e Elbasanit, ku familjarët qëndrojnë në pritje të trupave, ku jashtë kamerës deklarojnë se shteti duhet të zbardhë të vërtetën e kësaj vrasje të dyfishtë.
(Në foto: Banesa ku kanë banuar viktimat në Elbasan) FOTOMediat e huaja raportojnë se nga shkëmbimi i zjarrit i plagosur ka mbetur dhe një shtetas italian, ndërsa ende nuk është bërë i mundur arrestimi i autorëve, identiteti i të cilëve nuk bëhet publik. Vrasja e dy shqiptarëve konfirmohet dhe nga policia shqiptare e kontaktuar nga A1Report.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4040
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb
25 Dhjetor, 20:12
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!
25 Dhjetor, 19:46
-
Qeveria shqiptare do mbyllë TikTok-un, Joleza Koka: Jam kundër, mund të vendosen filtra! Gëzim Tushi: Nuk duhet të kemi fobi teknologjinë
25 Dhjetor, 19:40
-
Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia
25 Dhjetor, 19:34
-
Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë
25 Dhjetor, 19:23
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'
25 Dhjetor, 18:54
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka
25 Dhjetor, 18:45
-
Të shtëna me armë 'Shotgun' në Durrës, s'ka të lënduar! Shkak sherri mes dy personave të dehur në lokal, Policia shoqëron autorin (VIDEO)
25 Dhjetor, 18:28