Policia e Roterdamit ka arrestuar dy shtetas shqiptar të kërkuar nga policia italiane për vrasje. Sipas mediave lokale zbulimi i shqiptarëve është bërë i mundur nga qeni i tyre.

Ata lëviznin lirshëm në qytet ndërsa nuk e kishin pajisur qenin me maskë. Kjo ka shtyrë policinë vendase t’i ndalojë e tu kërkojë mjetet e identifikimit të cilat kanë rezultuar false.
 
Dy shqiptarët që qarkullonin me karta identiteti rumune besohet se janë të moshës 25 dhe 31 vjeç. Pas verifikimeve policia e Roterdamit ka arrestuar 2 shqiptarët që rezulton të jenë dënuar me mbi 30 vite burg për vrasje.

Ata mbahen nga autoritetet vendase deri në pritje të ekstradimit të tyre drejt Italisë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com