AMSTERDAM, 12 shkurt /ATSH-DPA/ - Juria e konkursit World Press Photo bëri një deklaratë të qartë kundër persekutimit të homoseksualëve në Rusi duke përzgjedhur një fotografi të Mads Nissen si foton më të mirë në botë për vitin 2014.Nissen, një fotograf i së përditshmes daneze "Politiken" fitoi çmimin me vlerë 10 000 euro për një imazh ku duket një çift gay në një moment intim në Shën Petërburg, Rusi.
"Eshtë një moment historik për këtë imazh", deklaroi Michele McNally, kryetare e jurisë dhe drejtoreshë e fotografisë në të përditshmen amerikane "The New York Times".
"Kjo foto është estetikisht e fuqishme dhe humane", shtoi ajo.Juria e përzgjodhi foton e Nissenit pas seleksionimit të rreth 98 000 fotografive nga 131 vende.
Fotoja fituese do të bëjë një udhëtim në 40 vende të botës./ a.jor.