Holandë, vrasja e dy vëllezërve
Pranga një 26-vjeçari shqipta

Holandë, vrasja e dy vëllezërve<br />Pranga një 26-vjeçari shqipta
Policia hollandeze ka arrestuar një 26-vjeçar shqiptar si autor të dyshuar të vrasjes së vëllezërve Florenc dhe Glevis Tola disa ditë më parë, në Roterdam të Hollandës.
 
Sipas mediave hollandeze i riu shqiptar është arrestuar në Kasteelweg pas shkëmbimit të zjarrit në shtëpinë e dy vëllezërve nga Elbasani. Identiteti i shqiptarit të arrestuar ende nuk është bërë i ditur, ndërsa ai ka dalë dje para përpara gjykatës, e cila e la në burg.
 
Policia tha se ka prova që ai është përfshirë në shkëmbimin e zjarrit kundër dy vëllezërve. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur një tjetër i ri shqiptar, i identifikuar si Serxhio Piku.
 
florenc tola
          (Në foto dy vëllezërit Tola nga Elbasani të vrarë në Roderdam të Hollandës)

Sipas të dhënave që kanë publikuar mediat vendase, saktësohet se personi i arrestuar, është mjekuar në një spital, pasi ka marrë plagë në shkëmbimin e zjarrit në shtëpinë e dy vëllezërve Tola, të ekzekutuar me 15 janar.

Sipas policise holandeze 26-vjeçari është me precedent të mëparshëm në fushën e trafikimit të drogës. Policia, nëpërmjet medieve, ka theksuar se dyshimet e para flasin për prishje pazaresh, ndërsa në lidhje me detajet e tjera të hetimit, autoritetet janë mjaft të rezervuara për median vendase.

Burime nga Policia Kufitare kanë thënë për A1Report se për herë të fundit në Shqipëri Glevi Tola ka hyrë nga Belgjika më 31 korrik të vitit të shkuar për të qëndruar vetëm pak orë dhe është larguar sërish.

Ndërsa vëllai Flornec Tola, sipas të dhënave të sistemit TIMS rezulton se ka hyrë në Shqipëri nga Pika Kufitare e Kakavijës më 10 janar 2015 dhe është larguar drejt Austrisë nga Rinasi 3 ditë më pas, më 13 janar 2015.

Burime nga policia sqaruan po ashtu për A1Report se dy vëllezërit, kohët e fundit kishin bërë dhe ndryshime në gjeneralitetet e tyre, ku rezulton se Florenc Tola njihej zyrtarisht me mbiemrin e ndryshuar në Bahiti, ndryshime ka bërë dhe vëllai i vogël nga Glevis Tola në Levi Tola. Të tre shqiptarët kanë qenë banorë të lagjes “Çlirimi” në Elbasan, pranë unazës jugore të këtij qyteti.

Viktimat
Trupat e Florenc dhe Glevis Tolës, të cilët u ekzekutuan në shtëpinë e tyre në Roterdam, vijojnë të mbahen ende në morgun e këtij qytetit, pasi autoritetet holandeze të hetimit, refuzojnë familjarët t’i tërheqin deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit të rëndë. Sipas dyshimeve, bëhet fjalë se në krim, autori nuk ka qenë i vetëm, pasi policia në banesë ka sekuestruar një sërë provash, ndërkohë që është bërë e mundur të gjendet edhe mjeti furgon me të cilin janë larguar autorët e vrasjes nga vendi i ngjarjes. Kanë qenë fqinjët, të cilët kanë treguar për policinë, mjetin që kanë parë të largohet me shpejtësi nga vendi i vrasjes.  

Vrasja dyshohet se u porosit nga Shqipëria
Intensiteti i luftës me drogërat e kushtueshme me të cilën u përball policia dhe vendi ynë javës së kaluar, bëri që vrasjen e dy vëllezërve Tola, vetëm një ditë pas operacionit ‘Xibraka’ ta lidhnin pikërisht me trafikun që kryhej nga kjo bazë, trafik që dyshohet që ka të paktën një vit aktivitet. Pavarësisht se autoritetet tona, ende nuk janë shprehur në lidhje me rastin e vrasjes së dy të rinjve, të ekzekutuar në Holandë, kanë nisur verifikimet për mundësinë e bashkëpunimit të këtyre personave me grupin e dy djemve që u ekzekutuan, pasi që në fillim, u aludua se vrasësi i tyre është shtetas shqiptar.

Policia nisi verifikimet pikërisht kur studioi lëvizjet e 30-vjeçarit Florenc Tola, i cili u largua nga vendi jonë, nëpërmjet Rinasit, vetëm 24 orë para se në Elbasan të zbarkonte gjithë Policia, për të bërë të mundur kapjen e disa prej anëtarëve të grupit ‘Kokaina’. Familjarët e Florencit, kanë bërë me dije se për ditët që Florenci ka qëndruar në Shqipëri, ka ndenjur në shtëpinë e tij në Elbasan dhe se djemtë nuk kishin asnjë lidhje me trafiqe droge.
 
Vëllezërit, dyshohet se trafikonin kokainë
Dy djemtë që u ekzekutuan në Roterdam, sipas medieve holandeze, dyshohet se janë trafikant ndërkombëtar të kokainës prej disa vitesh. Sipas të dhënave, mësohet se viktimat, të cilët janë edhe vëllezër të Geront Tolës, një emri mjaft të njohur për policinë shqiptare dhe evropiane, kanë patur lidhje me vendet e Amerikës Latine dhe se lëvizjet më të shpeshta të tyre, janë shënuar për në Zvicër dhe Gjermani.

Vëllezërit qëndronin prej vitesh në Holandë dhe mësohet vëllai i tyre, Geronti, jeton prej vitesh bashkë me familjen e tij po atje. Gjykata holandeze, pritet që në ditët në vijim edhe të vërtetojë fajësinë e autorit të vrasjes së dy vëllezërve Tola, për të saktësuar edhe emrin e shqiptarit 26 vjeç që qëlloi mbi ta. Mësohet se policia holandeze ende nuk ka bërë të mundur të sigurojë dëshminë e shokut të dy viktimave, i cili mësohet se ka mundur t’i shpëtojë asaj vrasjeje, ndërsa ka qenë pikërisht i riu që ka lajmëruar policinë për ekzekutimin e dy shokëve të tij.       

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë