GJIROKASTER - Zhvillimi i turizmit në qytetin e Gjirokastrës, po tërheq jo vetëm bizneset vendase, por edhe të huaja. Në disa raste persona nga vende të ndryshme të botës udhëtojnë në drejtim të qytetit të gurtë jo vetëm për turizëm, por edhe për të parë nga afër tregun e për të investuar në të ardhmen.
Së fundi Christin Linger nga Hollanda, ka blerë një banesë të gurtë në afërsi të Pazarit Karakteristik për ta kthyer në një bujtinë për akomodimin e vizitorëve.
Bëhet fjalë për banesën “Dobi” e cila ndodhet në një gjendje problematike sa i përket vlerave të saj ndërkohë që Linger ka nisur restaurimin e godinës me duart e saj.
“
Erdha në Gjirokastër për herë të parë në vitin 2009 si turiste së bashku me një grup bashkëmoshatarësh të mi. Vizita në qytetin e gurtë me la mbresa të cilat vazhdova t’i ruaja në kujtesën time edhe kur u ktheva në Holandë. Këtu pashë nga afër bukuritë e qytetit, mikpritjen dhe bujarinë e njerëzve dhe mund të them se më pëlqeu shumë. Prej asaj vizite u lidha shumë me Gjirokastrën. Në vitin 2011 erdha sërish në Gjirokastër si turiste. Kësaj radhe dija më shumë për historinë dhe vlerat e tij. Duke parë grupet turistike si dhe interesin në rritje në Holandë për qytetin tuaj, vendosa të përfshihem në një biznes turistik. Bisedova me pronarët e banesës Dobi pasi ajo më tërhoqi shumë dhe ndodhej në afërsi të Pazarit Karakteristik. Ramë dakord që unë ta blej këtë shtëpi megjithëse ishte e dëmtuar. Tani kam nisur restaurimin e saj për ta kthyer në një bujtinë turistike dhe mendoj se është diçka e mirë jo vetëm për mua, por edhe për kontributin që jap për vlerat e qytetit. Madje shumë banorë më kanë përgëzuar për punën që bëj”, thotë Xhristin Linger.
Në Holandë 27-vjeçarja nisi të mblidhte informacion të gjerë për qytetin, historinë, vlerat muzeale të shtëpive të gurta në Gjirokastër. Pasi gjeti edhe miratimin e familjes, ajo vendosi të blinte një shtëpi karakteristike për ta kthyer në një hostel.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.8%
-
Më keq
44.9%
-
Njësoj
17.3%
Vota total: 2870
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë
4 Gusht, 09:59
-
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, Celibashi: Procesi vijon normalisht në të 36 qendrat e votimit, asnjë problematikë
4 Gusht, 09:43
-
Zgjedhjet në Himarë/ 1200 qytetarë votuan deri në orën 09:00! Ja parashikimi i Zaloshnjes për pjesëmarrjen
4 Gusht, 09:40
-
Paris 2024/ Sot është dita e saj në Olimpiadë, Luiza Gega: Dua të arrij finalen
4 Gusht, 09:36
-
Duart e Putinit në federatën e boksit, me paratë e oligarkut të dënuar Kremlev
4 Gusht, 09:31
-
Zgjedhjet në Himarë/ Fluks dhe në Kapshticë të Korçës, por jo të organizuar
4 Gusht, 09:19
-
VIDEOLAJM/ Zgjedhjet në Himarë, djali i Fredi Belerit pranë një QV si vëzhgues
4 Gusht, 09:14
-
Shifrat që tregojnë se turizmi s'njeh pikiatë, më shumë 1 mln hyrje në “Nënë Tereza” për Korrikun! Rama: Më shumë edhe se për gjithë vitin 2013 (Video)
4 Gusht, 09:02
-
Media britanike 'Wanderlust': Nëntë vendet më të mira për të eksploruar në Shqipëri
4 Gusht, 08:59
-
Himarë fshat, 100 votues me kartë identiteti të skaduar kthehen mbrapsht! Qytetarja: S'mund të më hiqet e drejta e votës! Bollano: S'e lejon ligji
4 Gusht, 08:41
-
SKEDA/ Fredi Beleri që 'tronditi' Himarën, nga arrestimi për shitblerje votash një vend në Parlamentin Europian në Strasburg
4 Gusht, 08:23
-
Konispol/ Zjarr në malin e Saraqinit (VIDEO)
4 Gusht, 08:22