Hollanda dëbon dy diplomatë iranianë, nuk raportohen shkaqet e vendimit

Hollanda dëbon dy diplomatë iranianë, nuk raportohen shkaqet e vendimit

Foto ilustruese

Mediat e huaja raportuan sot se Holanda ka dëbuar dy pjesëtarë të stafit të ambasadës iraniane në Amsterdam. Shërbimet e inteligjencës në Holandë konfirmuan lajmin, por nuk dhanë asnjë arsye në lidhje me shkaqet e këtij vendimi.

Ngjarja ka ndodhur më 7 Qershor, por është mbajtur e fshehtë përreth një muaj, ndërsa po sot kanë reaguar për herë të parë edhe zyrtarët iranianë.

Ata e kanë cilësuar dëbimin e diplomatëve të tyre, si një tentativë për të dëmtuar përpjekjet për shpëtimin e marrëveshjes bërthamore, të firmosur më 2015-ën.

Deklarata i referohej marrëveshjes shumëkombëshe nën të cilën sanksionet mbi Iranin u hoqën në këmbim të kufizimit të programit të tij bërthamor, të verifikuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosët të tërhiqen nga kjo marrëveshje në muajin maj, pasi sipas Donald Trump, ajo ishte shumë e keqe për vendin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja